Zëdhënësja e qeverisë dhe Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka qenë e ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Zonë e Lirë” Pyetja e parë me të cilën është përballur, ka qenë me të vërtetë interesante.
Arjan Çani e ka pyetur Spiropalin lidhur me gjatësinë e Edi Ramës dhe ka dashur të dijë, a është zgjatur ai këto kohë. Arjan Çani: A është e vërtetë Elisa, që është zgjatur Ramsi këto kohë? Ka vajtur 202cm thonë?
Spiropali është shprehur ndërkohë që Rama nuk ka se ku të shkojë më, pasi nëse do të vazhdonte që të zgjatej do të ishte e tepërt. Ndërkohë që Arjan Curri shtoi se i vetmi organ që zgjatet me kalimin e viteve te njeriu, janë veshët.
Elisa Spiropali: Po s’ka ku të shkojë më, nuk besoj, sepse do të bëhej e tepërt… Arjan Curri: I vetmi organ që rritet tek njeriu gjithë jetën, janë veshët! (E.K/Faxweb.al)