Nga Emi Kalaja. Shkodra ka sot me shume arsye se dje per te protestuar. Historia, rrethanat qofte dhe fatkeqe na japin shansin te shohim realitetin ne sy, dhe te kuptojme se cila eshte gjendja jone financiare, e familjeve tona, sa siguri dhe garanci kemi per te nesermen .
A na mbulon puna qe ne bejme nevojat tona apo familjes tone, qofte dhe nevojat jetike pa perfshire luksin . A zbatohet kontrata jone e punes apo ne eventualitetin e pare jemi te zbuluar dhe pronari na tregon deren pa i hyre “gjemb ne kembe”, na shkurton oret e punes , na ndal % te rroges e te tjera si keto. Te tilla forma abuzive nuk i zbuloi koronavirusi, ishin aty, perdoreshin , por tashme koronavirusi i beri nje nder te madh punedhenesit shqiptar, ia legjitimoi keto metoda duke justifikuar sjelljen e tij , madje duke ia qare dhe hallin me oiiii.
E duke qene se sot shtresa e varfer po varferohet akoma me shume dhe shtresa e mesme eshte ne renie te lire pretendohej te kishte nje reagim ne Shkoder, qytetin i cili ka qene perhere ne rresht te pare te protestave duke treguar se kompromiset nuk i shkojne per shtat dhe historia e ka treguar kete me se miri. Perhere Shkodra e ka lare me gjak reagimin por ama ka reaguar sepse liria nuk dhurohet por fitohet. E di se tingellon idealizem kjo qe lexoni dhe shume prej jush do thone se perse duhet te tjere te sakrifikuar qofte edhe ne minimumin e tyre, por nese jo SOT atehere KUR??
Sot Shkodra nuk reagoi, per 100 arsye qe une edhe mund ti kuptoj dhe pranoj por pa frike secili prej nesh gjen 101 arsye per te protestuar. E sot ne nevetedije ndjej trishtim qe shkodranet dalin ne ballokone per te kenduar dhe kercyer dhe nuk gjejne 10 minuta nga qe po nga dritaret dhe ballkonet minimalisht te protestojne , te reagojne te shfryjne e te tregojne se nuk jemi mire , se do behemi me keq e kur te jemi me keq nuk do te kete asnje vlere protesta…