Mjeku Gëzim Xhepa ka publikuar për herë të parë imazhe të mushkërive të pacientëve, të cilët janë trajtuar në spitalin Infëktiv që në muajin janar të këtij viti. Referuar dëmtimeve të muhskërive që paraqesin fotot, Xhepa shprehet se që në muajin janar, koronavirusi ka qenë prezent në Shqipëri.

Sipas Xhepës, imazhet janë grafitë e realizuara nga mjeku imazherist Dr. Renato Osmenaj, i cili nxorri gjithashtu i pari dëmet që Covid-19, shkaktonte në mushkëri.

Postimi i mjekut Gezim Xhepa

IMAZHET E JANARIT QË FLASIN PËR PREZENCËN E COVID-19 NË SHQIPËRI QË NË KËTË PERIUDHË

Të nderuar miq…!!! Ndonëse prej 6 javësh në median vizive dhe të shkruar, kam hedhur hipotezën dhe argumentet e tërthorta logjike për praninë e coronavirusit në Shqipëri që në muajin shkurt dhe kalimin e pikut të epidemisë para vendosjes së karantinës, gjithnjë më është kërkuar nga skeptikë argumenti faktik, për të cilin kam tre javë që i kërkoj departamentit të imazhërisë të fillojë hulumtimin e imazheve pulmonare të epidemisë Janar – Shkurt 2020…! Sot, falë mikut dhe kolegut tim të nderuar Dr. Renato Osmenaj…, imazhëristit që ishte i pari, që që javën e parë pas zbulimit të të ashtuquajturit rast 0, identifikoi fizionominë dhe identitetin imazhërik pulmonar të COVID-19… dhe potencën e ekzaminimit CT ndër ekzaminimet e skemës bazë për diagnostikim dhe përcaktim prognose…, mu ofruan imazhe të pakundërshtueshme të prezencës së COVID-19 në datat 15 – 20 janar, në disa raste në Infektiv…!!!

Dhe skishte si të ndodhte ndryshe, kur duam sduam ne, për komunikimet e ngushta dhe lëvizjet e shumta njerëzore me Italinë e Veriut, Shqipëria mund të kosiderohet lagje e Milanos…!!! Tani i takon Komitetit të Teknik të marrë serizisht këto fakte, për përcaktimin e një strategjie të qartë dhe të shpejtë zhbllokuese, për kalimin nga izolimi në distancim, duke kthyer në normalitet brenda një edukate distancimi jetën sociale, ekonomike dhe shëndetësore në vend…!!!

Faleminderit Dr. Renato…, jo vetëm për menaxhimin pa panik, por me vigjilencë të situatës së karantinës, nëpërmjet centarlizimit dhe koordinimit nacional imazhërik për suspektim sa më të hershëm të sëmundjes dhe prevenimin e kaosit, që mund të kish shkaktuar strategjia e gabuar e numrit 127…, por edhe për ndihmën që po jep për Komitetin Teknik për konfuzionin në pritjen e pikut epidemiologjik…!!! Po ju ofroj pamjet imazhërike të pesë rasteve, duke ju kujtuar që janë pronë intelektuale e Dr. Renato Osmani dhe i publikoj me aprovimin e tij, duke mbrojtur të drejtën e tij të aitorit…!!!

Zyrtarisht koronavirusi u fut në Shqipëri më datë 9 mars, kur u shënua edhe rasti i parë me Covid-19, por teoritë e ndryshme nuk kanë munguar. Ashtu si Xhepa, ëshe shumë të tjerë, kanë deklaruar se virusi ka hyrë në Shqipëri më herë, por thjesht nuk është identifikuar.

COVID-19 nuk po largohet nga Shqipëria. Aktulisht në vendtin tonë janë infektuar 773 persona dhe kanë humburjetën 31 pacientë. Ndërkohë janë shëruar 470 qytetarë. Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 7 raste të reja. Harta është zgjeruar me 3 raste në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin të tyre në 470. Ndërkohë, në spitalet COVID po marrin mjekim 36 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar dhe 6 prej tyre janë në terapi intensive dhe në spitalin COVID-2 janë 5 të tjerë.