Të cilësuar si heronj jo vetëm për Shqipërinë, por dhe nga vetë Italia, 30 mjekët dhe infermierët kanë mbyllur me sukses misionin e tyre humanitar në luftën me COVID-19 krahë kolegëve italianë. Grupi i parë i mjekëve të dërguar në Itali qëndruan atje për 1 muaj duke ndihmuar kolegët e tyre italianë në pikun e pandemisë dhe në një nga zonat më të nxehta atë të Lombardisë duke dhënë kontributin e tyre në spitalin e Brescias. Sot këto bluza të bardha të vlerësuar për punën e tyre dhe nga koleget italianë gdhendeshin faqen e re mes dy popujve, mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ashtu siç ikën me kokën lartë dhe të vlerësuar nga e gjithë bota për vendimin e tyre për t’u solidarizuar dhe ndihmuar Italinë, duke rrezikuar dhe jetën e tyre dhe disa dhe pa lajmëruar familjarët, erdhën po me kokë lartë duke marrë me vete të gjithë vlerësimet dhe mirënjohjen e një populli të tërë që u treguan ‘se shqiptarët janë gjithmonë pranë miqve në kohë të vështira’

30 mjekët dhe infermierët e dërguar në Itali më 28 mars para se të mbërrinin në Rinas kanë bërë në Itali dy teste dhe kanë rezultuar negativ dhe për këtë ata do të karantinohen për 14 ditë në shtëpitë e tyre dhe jo në hotelet karantinë.

Ata janë pritur në aeroport nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila tha se sot ata do të japin të gjithë kontributin dhe eksperiencën e tyre në Shqipëri.

“Mirëserdhët, mesi po ju prisnim, e di që keni bërë një rrugë të gjatë për tu kthyer në shtëpi, gjatë këtij muaji përveç punës kemi pasur dhe ankthin dhe stresin do të ishin të afërmit tuaj. Sot jam më e emocionuar se ditën që ju përcollëm. Atë ditë kishim shumë përgjegjësi për secilin prej jush dhe do të ishit në vijën e parë të luftës, në Itali 1 muaj më parë ishte në pikun e saj nga siç e lartë sot dhe përballja juaj në spitalet e Brescias ishte e vështirë. Di që keni bërë një punë të lavdërueshme dhe keni lënë mbresa tek kolegët tuaj por dhe te pacientët ju kemi ndjekur nga afër dhe kemi marrë informacione. Ju keni gdhendur një paqe të re mes Shqipërisë dhe Italisë. Jemi krenar për të gjithë ju. Eksperienca që keni marrë do të jetë e vlefshme në sistemin tonë shëndetësor. Lufta nuk ka mbaruar, këtu ka shumë nevojë për ju dhe eksperiencën tuaj. Ju jeni heronjtë modern të Shqipërisë. Të tregohesh hero sot do të thotë të jesh solidar dhe të sakrifikosh për të shpëtuar jetën e tjetrit. E di që jeni të lodhur por ju do të duhet të karantinoheni të gjithë në banesat tuaja për 14 ditë, me gjithë maskat dhe mjetet e mbrojtjes personale, të keni parasysh parametrat e sigurisë brenda familjes dhe të riktheheni në fushëbetejë” tha Manastirliu.