Ditën e punëtorëve kryeministri Edi Rama e lidh me punën e heronjve të heshtur që po luftojnë për të fituar betejën kundër koronavirusit.
Në facebook, në ritualin e përditshëm ku kryeministri Rama uron mirëmëngjes e konsideron ditën e parë të këtij muaji maj si më të vështirin në historinë e Shqipërisë demokratike.
Mirëmëngjes në ditën e parë të Majit më të vështirë të Shqipërisë demokratike, në 1 Majin më domethënës të punës së mijëra e mijëra heronjve të heshtur të këtij vendi, falë të cilëve Shqipëria po lufton, reziston, fiton, shkruan kreu i qeverisë.