Tirana, Kruja, Kurbini dhe Shkodra janë katër vatrat më të mëdha aktive më koronavirus në Shqipëri. Në krye të listës renditet kryeqyteti me 100 vatra aktive, për tu ndjekur nga Kruja dhe Kurbini, ku siç është raportuar më herët bëhet fjalë për shpërthime rastesh në biznesin fason, dhe në Shkodër ku virusi është transportuar në rrethet familjare.
9 janë rastet e reja të konfirmuara pozitiv gjatë këtyre 24 orëve të fundit nga 245 teste, nga të cilat 5 në Tiranë dhe 4 në Krujë, duke çuar në total numrin e të prekurve në 782. Nga 782 personat e prekur, 488 janë shëruar dhe 263 janë pacientë aktiv.
Ndërkohës, ka pësuar një ulje të ndjeshme numri i personave të hospitalizuar. Kështu, mësohet se aktualisht në dy spitalet COVID, te Urgjenca e Infektivit dhe “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë, 3 më pak se dje, nga të cilat 7 janë në terapi intensive në gjendje më të rëndë, shifra këto të cilat sipas Ministrisë së SHëndetësisë janë tregues se gjendja është në kontroll.