Propozimi i bërë nga deputeti i PS-së, Ilir Beqaj për uljen e pensioneve ka shkaktuar reagime të shumta nga ana e deputetëve të opozitës. Deputeti i opozitës, Andi Përmeti ka qenë tejet i ashpër në fjalimin e tij duke e cilësuar Beqajn si të pashpirt dhe të çmendur Ilir Beqajn pas propozimit të tij për uljen e pensioneve dhe pagave. “I propozoj kryeministrit shtimin e një tjetër mase sigurie, duke falenderuar doktorët në hyrje, i propozoj që te dera të shtojë një mjek psikiatër”
Ai i këshilloi që ish-ministri të konsultohet me ndonjë mjek. “Koha e karantinës është e vështirë mendërisht dhe nga salla vë re dikë që ka pasur një çrregullim dhe mendon se mbase është kohë stresi dhe ankthi për të gjithë. Pastaj e dëgjon që propozon uljen e pagave dhe pensioneve dhe ky ka ikur nga mendorja. Zoti Beqja mendoj se keni nevojë. Të bësh këtë propozim duhet të jesh ose i çmendur ose i pashpirt. Nëse e ka bërë nga mendja e tij i këshilloj që të kujdeset për shëndetin e tij” tha ai
Por ish-deputetja Beqja reagoi menjëherë dhe për të shpjeguar propozimin e tij mori shembull dy ish-deputetë të LSI-së. “Se çfarë unë kam shkruar mund ta lexoni, nuk jam marrë me pensionistët fare. Nuk jam marrë me pensionet, propozimi im, që pensionisti Petrit Vasili të mos marrë pension 840 mijë lekë, por 640. Që Klajda Gjosha të mos marrë 900 mijë lekë, por 670 mijë lekë pse është kriminale kjo? Të gjithë ata që janë në ballë të luftës të mos preken” tha ai.
Debati në Parlament
ANDI PËRMETI: Ky ka ikur nga mendorja. Po po zoti Beqja, them se keni nevojë për kurim urgjent. është e turpshme. O i çmendur, o i pashpirt. Nuk e di nëse e ka bërë në bashkëpunim me Ramën. Nëse e ka bërë nga mendja e tij të kujdeset
ILIR BEQJA: Nuk jam marrë me pensionistët fare. ka disa tituj gazetash që thonë dyshohen. Propozimi im që pensionisti Petrit Vasili mos marrë 840 mijë lekë, por 630 mijë lekë pse është i pamoralshëm. Pensionistja Klajda Gjosha pse të marrë 900 mijë lekë? Ato që të çojnë me plagjiatura mund t’i lexosh vetë.