Do të dëshiroja të ndaja me ju mendimin tim drejtuar Këshillit Kombëtar si dhe Presidentit të USSH.
Duke vlerësuar situaten dhe rrjedhen e Pandemisë, si dhe kërkesat e shtuara për shërbimet dentare në Qarkun Shkoder,unë e shikoj të arsyeshme që klinikat dentare ti rikthehen punës së tyre me daten 4 maj te vitit 2020 Këtë mendim ndajnë edhe shumë stomatologe të Shkodrës. Kjo hapje të vijë graduale, duke filluar me urgjencat dentare e duke vijuar me ato shërbime që nuk mund të presin në kohë.
Sigurisht që kjo duhet paralelizuar me ndjekje strikte të masave të sigurisë dhe standarteve të rekomanduara nga OBSH. Është e rëndësishme që keto standarte të jenë të monitoruara me rigorozitet nga ISSH në bashkëpunim dhe me USSH. Ndjekja e këtyre standarteve vlenë për sigurinë e personelit shëndetësor dhe të pacienteve Uroj që çdo gjë të kthehet në normalitet sa më shpejt. Dr Ardita Spahija Presidente e Urdhrit Stomatologut Shkoder