Në kushtet e situatës emergjente të pandemisë COVID -19 pothuajse të gjitha aktivitetet e organizatave të Shoqërisë civile janë përkthyer në punë online përmes platformave të ndryshme.
Takimi përmbyllës i projektit të policmit në komunitet u zhvillua online me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Drejtoria e Policisë Lezhë, Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë, Zyra Arsimore Vendore, psikologe dhe nxënës nga shkollat e përfshira në projekt.
Takimi pati si qëllim artikulimin ne nivel vendor të përshtypjeve dhe rekomandimeve nga pjesëmarrësit të nxjerra nga aktivitetet e zbatuara ne kuadër të projektit si dhe ndarjen e rezultateve të arritura në drejtim të ndërgjegjësimit të komunitetit mbi filozofine e policimit në komunitet lidhur me dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore.
Aktivitetet e zbatuara përgjatë projektit kanë përfshirë disa komponente si edukimin në shkolla, edukimin në komunitet dhe ngritjen e kapacitetve të specilistëve të zonës ne policinë e shtetit duke arritur që të shpërndahet informacion i detajuar lidhur me konceptin e policimit në komunitet, forcimin e besimit të ndërsjelltë mes komunitetit dhe forcave të policisë së shtetit, mënyrat e plotësimit të Urdhërave Paraprak të Mbrojtjes si dhe mënyra e hartimit të vlerësimit të rriskut sipas ndryshimeve ligjore, etj.
Bashkëpunimi me strukturat e shërbimeve sociale vazhdon të mbetet sporadik, kjo e kushtëzuar edhe nga mungesa e strukturave efektive të shërbimeve sociale në Bashki/NJA dhe në kushtet që këto shërbime nuk operojnë ende në 24/7 dhe pas orarit zyrtar ato nuk janë të disponueshme. Ndërkohë që shumica e rasteve të dhunës në familje raportohen gjatë mbrëmjes dhe natës dhe kjo e bën të vështirë një process vlerësimi risku sipas parashikimeve ligjore(punonjësi i policisë së bashku me koordinatorin e dhunes apo një punonjës social ne Bashki)