Pak ditë më parë Fifi zbuloi padashje emrin e dashurisë së pamundur. Dhe këngëtarja ka reaguar për herë të parë, që pas publikimit të lajmeve.
Në një postim në Instagram jo u shpreh se ka ardhur koha për të bërë disa ndryshime Fifi u shpreh se mediat dhe fansat duhet të fokusohen tek karrierat e saj dhe jo tek jeta personale.
Ajo tha se jetën e saj private do e mbajë të tillë deri kur të ketë diçka konkrete.
Mendoj që ka ardhur koha për ca ndryshime. Unë jam këngëtare tekstshkruese kompozitore. Mendoj që Fifi mjafton të merreni me të. Ndërkohë, jetën time private dua ta mbaj private deri kur të ketë diçka konkrete. Më besoni, do tua them vetë! Me shumë dashuri, Fifi hkroi ajo.
Fifi ka folur gjithmonë për një dashuri të pamundur por nuk ka zbuluar asnjëherë emrin e personit që i ka rrëmbyer zemrën.
Megjithatë një postim i saj ka nxjerrë zbuluar Fifin. Në një dedikim personal për të në Instagram, këngëtarja i ka bërë tag emrin.
Edhe pse është munduar ti fshehë emrin, ai është zbuluar. Bëhet fjalë për një djalë shqiptar që jeton në Gjermani të quajtur Xhuljo Tabaku.
Ndërsa në postimin dedikuar atij Fifi shkruan Krejt ça du njetë osh vemendja jote dhe veç e jotja. Nëse duhet me luftu ka me luftu. Nëse duhet me u çmend ka me u çmend, nëse duhet me u bo palaço, ka me u bo palaço. Met pa ty tu kesh krejt i boj! Ama dorë nga tu sheq sot kollaj.