Në Open në Top Channel po flitet për situatën në Shkodër, ku pati një përplasje mes kryetares së bashkisë Shkodër, Voltana Ademi dhe zv-ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.
Debati mes tyre nisi kur Ademi tha se përdorimi i situatës së pandemisë politikisht dështoi në Shkodër, gjë që u kundërshtua nga Lamallari.
“Përdorimi politkisht i pandemisë në Shkodër dështoi. Pandemia nuk na ka prekur vetëm neve por mbarë botën. Të jesh i sëmurë nuk është turp, por të jesh i sëmurë do të thotë të kesh nevojë për përkujdesje” tha Ademi.
E kundërshtoi zv-ministri Besfort Lamallari i cili tha se në fillim në Shkodër nuk u zbatuan masat siç duheshin. “Në fillim të pandemisë në Shkodër nuk po zbatoheshin masat e marra. Nuk kishthte një thirrje të duhur për të sensibilizuar qytetarët. Pas vizitës në Shkodër, morëm disa masa duke mbyllur tregjet dhe duke ndaluar shëtitjet, çka çoi në normalizimin e situatës” tha Lamallari.