5 062 persona në Shqipëri janë përgjuar gjatë vitit të shkuar si të dyshuar për përfshirje në aktivitetet kriminale të ndryshme.
Në raportin e dorëzuar nga Prokuroria e Përgjithshme në Kuvend të siguruar nga abcnews.al theksohet se gjatë vitit të shkuar janë dhënë 2 715 autorizime për të përgjuar për llogari të 717 veprave të ndryshme penale.
Nga këto autorizime janë përgjuar gjithsej 5 062 persona.
Në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme theksohet se ka një rritje të krimeve seksuale, pengmarrjeve dhe bandave kriminale, ndërsa Vlora konsiderohet si qarku me nivelin më të lartë të kriminalitetit në raport me 100 000 banorë, ndërsa Dibra paraqitet si më i qeti.
Ndërkohë, qarku i dytë më problematik duket të jetë Gjirokastra me 1 384 vepra penale për 100 000 banorë, kurse i treti është Durrësi me 1259 vepra penale për 100 000 banorë.
Pas Dibrës, si qarku më i qetë duket të jetë Kukësi me 761 krime për 100 000 banorë. /abcnews.al