Infektimi me koronavirus në fasoneri duket se nuk ka mbetur në Krujë, pasi rastet e para janë shënuar edhe në Tiranë. Burime për Dosja.al pranë ISHP-së bëjnë me dije se një biznes në autostradë janë infektuar dy punëtore dhe shefja e tyre.
Duke qënë se fasoneria është kthyer në një vatër infektimi, Instituti i Shëndetit Publik ka vendosur që të mbyllë biznesin.
Rastet në Tiranë, vijnë pas atyre në Krujë, ku deri më tani janë shënuar 102 raste pozitive me koronavirus, ndërsa vetëm 9 prej tyre janë shëruar. Pandemia u përhap brenda një fasonerie, dhe më pas punonjëset e saj e transmetuan edhe tek familjarët e tyre.
Drejtuesit e tyre bënin me dije se kishin respektuar të gjithë protokollet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa punonjëset shpreheshin se pretendimet e tyre nuk ishin të vërteta dhe se në fabrikë nuk kishin as sapun për duart.
Ndërkohë që qeveria refuzonte mbylljen e tyre, pasi i konsideronte si biznese esenciale, opozita ka bërë thirrje që prej rasteve të para të infektuara për mbylljen e tyre. Kryedemokrati Lulzim Basha por edhe figura të tjera kanë kërkuar mbylljen e tyre dhe përfshirjen e punonjësve në planin ekonomik të qeverisë.