Policia e Shkodrës dokumenton ngjarjen e ndodhur dje tek Ura e re e Bunës ku mbeti i plagosur shtetasi Gëzim Bici, 50 vjeç. Për plagosjen është arrestuar autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Hasan (Bardh) Isufi, i cili pas një konflikti për motive pronësie plagosi me pistoletë 50 vjeçarin.
Autori sipas policisë është me precedent penal të mëparshëm në fushën e krimeve të rënda ndaj personit.
Ndërkaq vijon kontrolli dhe priten polumbarët, pasi dyshohet se autori e ka hedhur në lumin Buna armën e krimit