Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds kanë njoftuar se sot në mëngjes janë bërë prindër të një djali të shëndetshëm në një spital në Londër.

Si nëna ashtu edhe foshnja kanë shëndet të mirë, tha zëdhënësi i tyre.

“Kryeministri dhe Znj Symonds dëshirojnë të falënderojnë ekipin fantastik të maternitetit NHS” deklaroi zëdhënësi i tyre.

Kujtojmë se Johnson u bë baba për herë të pestë, meqë ka katër fëmijë nga martesa e mëparshme. Kryeministri britanik kaloi një kohë të vështirë pasi u infektua me koronavirus, por së fundmi është rikthyer në punë.