Për shkak të pandemisë së koronavirusit viti shkollor 2019-2020 do të mbyllet për shumicën e nxënësve, por viti mësimor nuk digjet.
Përjashtim do të bëhet per maturantët, të cilët do të kthehen në shkolla për periudhën 18 maj deri në 5 qershor me qëllim që të përgatiten për Maturën Shtetërore.
Lajmi u konfirmua zyrtarisht, nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini në një komunikim për mediat.
Po ashtu ajo konfirmoi se nxënësit e tjerë do vazhdojnë mësimin on line, por edhe ata do të përfundojnë mësim dy javë para kohës normale të zgjatjes së vitit mësimor. Pra mësimi do vijojë deri më 29 Maj.
Do të ketë hapje të pjesshme të shkollës për 3 javë për maturantët nga 18 maji deri më 5 qershor. Do të punohet për lëndët e Maturës Shtetërore nën rregulla strikte të distancimit social. Në një klasë do jenë nga 10 në 12 veta. Provimet e maturës do të zhvillohen në periudhë më të shkurtër nga 8 në 18 qershor. Anulohen provimet për klasat e 5 ta dhe të 9 ta. Vijon mësimi on line për pjesën tjetër deri më 29 Maj – tha Shahini.