Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në një analizë që ka postuar së fundi në media ka propozuar disa zgjidhje të ngërçit ekonomik, ku mes tyre propozon dhe rishikimin e pensionëve.
Nuk dihet nëse ky është një qëndrim vetëm i zotit Beqaj, apo edhe i mazhorancës, por ajo që mund të themi me siguri është që komenti i tij ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh në rrjetet sociale dhe jo vetëm.
Një prej atyre që ka reaguar është dhe mjekja Anika Dokle, e cila thotë se Beqaj, pasi ka përfituar para nga koncensionet, tashmë do që të marrë dhe paratë e pensionistëve. ”Nuk i dolën koncesionet, jep mend dhe për pensionet. Zorrët në gojë…” shkruan Dokle.
Çfarë shkruante Beqaj: Nga 1 maj 2020 deri në 31 dhjetor 2020, të gjithë të punësuarit e sektorit publik, institucione e ndërmarrje, qendrore e vendore, të varura e të pavarura, të paguhen me 90 % të pagës së tyre normale. Por jo më pak se paga minimale në shkallë vendi, duke përjashtuar edhe ata që janë në vijën e frontit të luftës. Paga mesatare mujore në sektorin publik është 63,000 lekë. Të punësuar janë rreth 172 mijë.
Krijojmë kështu një fond rreth 8,7 mld lekë (4,5 mld punonjës buxhetorë dhe 4,2 mld punonjës jobuxhetorë) Po kështu, çdo pension suplementar e shtesë pensioni suplementar (nëpunës i lartë shtetëror, ushtarak në lirim, profesor etj) për tetë muajt e mbetur të vitit, të marrë 75 per qind të këstit mujor të muajit prill 2020