Një plagosje me ármë zjarri është regjistruar pak minuta më parë në Shkodër. Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës së Bunës.
Raportohet se është plagosur një person i identifikuar si Gëzim Bici. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.
Paraprakisht raportohet se Gëzim Bici është plagosur në qafë dhe në dorë dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Policia eshte nisur ne vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e personave.