Edhe pse klasifikohet si një vend i sigurt origjine, një pjesë jo e parëndësishme e shqiptarëve azil-kërkues shqiptarë po e marrin statusin e refugjatit. Të dhënat më të fundit të zyrës europiane të statistikave tregojnë se Shqipëria vijon të jetë në listën e 20 vendeve më të mëdha përfituese, të azilit në Bashkimin Europiane.
Ajo e 19 ta, me një normë pranimi në 6% dhe është krah vendeve të cilat janë ose në konflikte të ashpra ushtarake, ose në kriza të rënda humanitare, siç është rasti i Venezuelës, ose vende të cilat kanë probleme të theksuara me nivelin e demokracisë. Kështu, këto të dhëna tregojnë se 6% e shqiptarëve që bëjnë kërkesë për azil, kërkesë iu miratohet, dhe ju jepet statusi refugjat.
Ky status i jepet njerëzve, kur jeta e tyre cilësohet në rrezik në vendin e origjinës, dhe këtu vlejnë edhe arsyet ekonomike. Në listën e vendeve strehuese, shqiptarët rezultojnë të jenë të 3-tët në Irlandë, me rreth 110 përgjigje pozitive, ose 7% të totalit të të huajve të pranuar. Gjatë të gjithë vitit 2019, 27 vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë 295 mijë përgjigje pozitive.
Në vitin 2019, Bashkimi Evropian prej 27 Shteteve Anëtare (BE) iu dha statusin e mbrojtjes 295 800 azilkërkuesve. Krahasuar me vitin 2018 (316 200), numri i përgjithshëm i personave që iu dha statusi i mbrojtjes ishte 6% më i lartë. Për më tepër, BE pranoi 21 200 refugjatë të shpërndarë në vitin 2019. Ky informacion jepet nga Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Evropian.