Ka shkuar në 30 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë. ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ mësojnë se sot ka humbur jetën një 50 vjeccar nga Tirana
Bëhet e ditur se viktima ishte prej disa ditësh i intubuar, ndërsa fatkeqësisht humbi betejën me COVID19.
Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje live nga Infektivi, tha se të gjithë personat e intubuar në vendin tonë, për pasojë kanë humbur jetën, përveç një gruaje. Ai tha se në spitalin e Infektivit ka pasur 6 shtrime të reja. Mbrëmë tek COVID 1 mbërritën dy urgjenca shëndetësore, nga Kruja dhe Tirana. Ndërkohë, në spitalin “Shefqet Ndroqi” në terapi intensive mbeten dy persona.
Kujtojmë se viktima e sotme, është mes personave më të rinj që kanë humbur jetën nga COVID-19 në vendin tonë, ku më i riu ishte 43 vjeçari nga Kavaja