Deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi bën thirrje për revolucion demokratik. Nën jë postim në “Facebook”, Maliqi duke kujtuar vargjet e Fan Nolit shkruan se durim ka kufi dhe ai ka përfunduar. Ai iu bën thirrje socialistëve, demokratëve, opozitarëve e qytetarëve të zhgënjyer për një ringritje për drejtësi, demokraci e liri. “Qeveria dhe Parlamenti janë tuajat, zbrazini nga hajdutët, të korruptuarit, analfabetët, të ligët dhe i mbushni me intelektualë, profesionistë, të ndershëm” thotë ai.
Rend o Rend o Maratonomak
Rend dhe u thuaj se durimi ka kufi, ai ka kohë që ka përfunduar. Zemra e burrërisë shqiptare po vibron për revansh ndaj atij që e nëpërkëmbi. Panikut, terrorit, nënshtrimit, përbuzjes, mashtrimit, varfërisë, krimit, shpopullimit, korrupsionit, aktrimit po i vjen fundi.
Të dashur socialistë të zhgënjyer, demokratë, opozitarë dhe qytetarë, pas kësaj situate të vështirë që po kaloni duhet ringritje për drejtësi për demokraci për liri. Unë do jem me ju , njëri prej jush. Qeveria dhe Parlamenti janë tuajat, na qeverisni ju me fuqinë tuaj te zemrës dhe votës. Zbrazini nga hajdutët, të korruptuarit, analfabetët, të ligët dhe i mbushni me intelektualë, profesionistë, të ndershëm.
Dezifektoni Kryeministrinë, Parlamentin, Institucionet, Bashkitë. Fuqia juaj mposht çdo armik të dukshëm dhe të padukshëm. Revolucioni Demokratik është domosdoshmëri.