Blutë e Shkodrës kanë árréstuar në kohë rekord autorin e plágosjes me armë zjarri në afersi të Urës së Bunës.
Burime për Faxnews bëjnë me dije se autor i ndaluar i ngjarjes është shtetasi me inicialet B I. Sipas të dhënave të bluve të Shkodrës mësohet se i gjithë konflikti ka nisur për motive pronësie. Sipas të dhënave pranë vendit të ngjarjes por edhe burimeve policore mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur pranë gurores e cila ndodhet rreth 200 metra nga Ura e Bunës.
Dy shtetasit pasi kanë débatuar me njeri tjetrin, në momentin kur i plagosuri po largohej, autori ka qëlluar tre herë në drejtim të tij duke i shkaktuar plágë të rënda në pjesën e shpatullës.
Menjëherë pas mbërritjes në vendin e ngjarjes blute e Shkodrës kane bërë rrethimin e zonës, ku pas kontrolleve autori është gjetur pranë bregut të lumit Buna.