Lindita Miloti ka rrëfyer për “Abcja e mëngjesit” dhunën me të cilën është rritur në familjen e saj. Lindita Miloti është vajza e Xhevdet Milotit hetues i Sigurimit të Shtetit në komunizëm, dhe Sabahet Milotit, edukatore.

Lindita rrëfeu se si është rritur në një familje, e dhunuar nga nëna dhe babai. Ajo thotë se historinë e jetës së saj pranoi ta tregojë për hir të vëllait të saj, i cili ka humbur jetën në një aksident në vitin 1983. “Babai më thërriste shpesh bushtër e keqe dhe shtazë” thotë ajo. Lindita thotë se babai isaj ishte katil, ndërsa dhunuese ishte edhe nëna e tyre.

Në viti 1992, ajo është larguar në Itali dhe ka ndëtuar jetën e saj atje, larg familjes. Lindita rrëfen po ashtu se nuk ka marrë pjesë në varrimin e babait të saj në vitin 2017, ndërsa me të motrën nuk ka kontakte, pasi siç thotë ajo nëna i përçau.