Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno deklaroi se në bazë të burimeve nga drejtoria e Burgjeve, në burgun e Reçit dyshohet se janë infektuar me COVID disa të dënuar. Sipas tij, infeksionin e ka përhapur një gardian nga Shkodra që punon në burgun e Reçit. Theksojmë se institucionet kanë mohuar të infektuarit në burgun e Reçit.
“Në burgun e Reçit një gardian nga Shkodra dyshohet se ka infektuar të dënuarit. Në Reç është burgu më i madh në veri. Burgu i Shënkollit u dëmtua nga tërmeti dhe të dënuarit dhe u dërguan në Reç dhe problem janë hapësirat.
Deri tani nuk ka pasur viktima fatmirësisht, por nuk po arrihet të menaxhohet për shkak të mungesës së ambienteve. Te 313 qelitë e përcaktuara për izolimin nga “41 bis’ u kthyen në dhoma spitalore, ndërkohë që ishin me destinacion tjetër. Disa nga të prekurit janë transferuar në spitalin e burgut” tha Elton Qyno.