Emisioni investigativ “BOOM” ka sjelle fakte dhe dëshmi se si ish-drejtori i shkollës së mesme pyjore në Shkoder, Agron Ceka ka falsifikuar notat e një nxënësi në vitin e dytë duke e bëre kalues.

Ndonëse nxënësi ishte përjashtuar nga shkolla në dt. 27 mars 2019 ai është pajisur me dëftesë. Mësueset mohojnë që t’i kenë vendosur nxënësit nota kaluese.

Gazetarja: A keni firmosur ju qe ky nxenes eshte kalues?

Te dy mësueset pergjigjen: Jo.

I kontaktuar nga “BOOM” Agron Ceka pranon se ka ndryshuar notat, por shprehet se ka vepruar nën presion.

Ceka: Unë e kam lëshuar atë dëftese. E kam marrë vendimin nën presion. Më kanë kërcënuar. Jam detyruar nga rrethanat për të marrë atë vendim. Jam i hapur të merret Prokuroria me këtë çështje.

Në shtator të vitit 2019 drejtori i shkollës së mesme pyjore jep dorëheqjen dhe në tetor emërohet drejtor i landfillit në Bushat.

Pavarësisht këtij fakti për 3 muaj ai ka mbajtur edhe vulën e shkollës.

Shefja e financës: Drejtori neri në 14 janar ka pasur të drejtën e firmës. Pas datës 14 janar është dorëzuar dhe vula.

Agron Ceka aktualisht është administrator i landfillit Bushat.