Gazetari i Abc News Artan Hoxha ka deklaruar ditën e sotme më studion e lajmeve se Policia Gjyqësore dhe Polica Kriminale kanë përgjuar përgjatë ditëve të izolimit elementë të njohur të botës së krimit për të kuptuar nëse ata po përpiqen të kryejnë ndonjë veprim kriminal, por edhe nëse kanë qenë pjesë në ngjarje të ndodhura më herët.

Artan Hoxha tha se vendi tani ndodhet në një qetësi para furtunës sepse grupet kriminale deri më sot janë përshtatur me izolimin, ndërsa me lehtësimin e masave do përgatiten për veprimet e radhës.

Ai tha se një pjesë e madhe e pjesëtarëve të këtyre grupeve kanë mbetur brenda vendit me mbylljen e kufijve duke u bërë lehtësisht të gjendshëm nga kundërshtarët e tyre.

https://www.facebook.com/abcnews.al/videos/599400897339098/