Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë pasdite qytetin e Durrësit. Raportohet se një shkëmbim zjarri ka ndodhur te tregu i makinave.
Nga të dhënat e para, mësohet se dy persona kanë humbur jetën. Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, brenda në një makinë janë gjetur dy personat e pajetë. Mësohet se është qël luar me ar më drejt një makine, ku për pasojë kanë mbetur të vde kur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer
Ka dyshime edhe për një person të tretë të përfshirë në shkëmbim zjarri, ndërsa pritet komunikata zyrtare e policisë lokale për të sqaruar ngjarjen e rëndë në qytetin bregdetar.
Kjo është ngjarja e dytë e rëndë në vetëm pak orë, pasi pak më parë dy persona u gjetën të vde kur në Lezhë, ku sipas policisë, ishin vra rë me armë zjarri.