Sot hyjnë në fuqi rregullat e reja të regjimit që ka imponuar pandemia e koronavirusit në vendin tonë.
Në të gjitha qytetet e vendit është zgjeruar fasha orare e lëvizjes së këmbësorëve, nga 90 minuta që ka qenë është bërë 120 minuta.
17 kategori biznesesh kanë rifilluar aktivitetin e tyre duke rikthyer në punë rreth 27 mijë punonjës, siç ka bërë të ditur më herët kryeministri Edi Rama.
Ato janë kryesisht dyqane të pakicës si veshjet, këpucët, lule etj.
Nga sot gjithashtu qytetarët do të kenë mundësi për të lëvizur me taksi, megjithatë ashtu si kurse është paralajmëruar si dyqanet ashtu edhe taksitë do të duhet të ndjekin me rigorozitet protokollin e sigurisë, në të kundërtën do të ndëshkohen.