Një pacient 73-vjeçar, i konfirmuar me COVID19, i intubuar prej 24 ditësh ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.

Ministria e Shëndetësisë njofton se pacienti 73-vjeçar me inicialet H.K., nga Durrësi ishte prej thuajse 1 muaji në gjendje të rëndë, me Insuficience respiratore akute. 73 vjeçari vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator (ARDS) me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe Hipertension Arterial. Megjithë pëpjekjet e jashtëzakonshme të stafit mjekësor në terapinë intensive, 73 vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët ti respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID19

29 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID” thuhet ne njoftim.