Mbyllja e tregut të Zdrales në Shkodër, për një nga tregtaret është një formë për ti zhdukur nga tregu. Ajo shprehet se i kanë thënë prej 2 javësh që do të marrin një përgjigje, por ende nuk e ka marrë.
Na prisni dy javë, na thanë pas dy javësh do kemi përgjigje. Vijmë dhe na thonë na prisni edhe 6 ditë të tjera. Ku me hëngër fëmijët tonë, as pension asgjë. Jemi dakord edhe të paguajmë. Kësaj i thonë prit gomar që të mbijë bar, doli bari ngordhi gomari’
Kjo është për të na nxjerrë jashtë loje, kjo është e gjithë esenca e muhabetit. Pritja është e gjatë fëmijët tonë ça do hanë.