Një 80 vjeçar i identifikuar si Demir Demiri ka rënë nga katër metra lartësi, pasi po krasiste rrushin
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, dhe ka lënë pasojë të rënda tek i moshuari.
Me kafkë të çarë dhe me fraktura të rënda në kokë, Demiri është nisur me helikopter drejt Tiranës, ku do të marrë mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.