Agjencia investigative Stop Kr.imit që operon në Shqipërisë ka vendosur që të ndihmojë me pako ushqimore familjet e policëve të rënë në krye të detyrës në Shkodër. Këto pako me ushqime u dhuruar pranë mjediseve të policisë vendore të Shkodrës teksa i pranishëm ishte drejtuesi i kësaj agjencie Fatmir Sena për t’i ardhur sado pak në ndihmë këtyre familjeve të policëve të vrarë në këto kohë të vështira nga COVID-19
Koordinatorja e këtij aktiviteti për dhurimin e pakove ushqimore në Shkodër, Rezarta Pode falenderoi për ndërgjegjësimin ndërsa tha se agjencia do vijojë që të ketë në fokus familjet në nevojë por edhe bashkëpunimet me policinë e shtetit.
Pakot me ndihma ushqimore u siguruan nga disa donatorë të ndryshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë të cilët shprehën menjëherë gatishmërinë për të ndihmuar familjet e policëve të vrarë.