Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo iu kërkon politikanëve të zbrazin xhepat dhe të lirojnë vilat e shumta.

Në një mesazh të fortë në profilin e tij në “Facebook” Kalo ironizon thënien e famshme se ‘krizën do ta përballojmë bashkë’ dhe pyet politikanët po fitimet e tyre, ato të PPP ve, KÇK, tenderëve, privatizimeve klienteliste, etj të 30 këtyre viteve demokraci a do ti ndajnë me qytetarët?!

POSTIMI
“KRIZËN do ta përballojmë bashkë” Dakord, PO FITIMET tuaja si Politikanë ato të PPP-ve, KÇK-ve, TENDERAVE, PRIVATIZIMEVE KLIENTELISTE, etj të 30 këtyre viteve Demokraci a do ti ndani vallë ato me ne??!!

APO lopa do të vijoj të mbetemi NE taksapaguesit, “il poppolo Albanese” ndërsa QUMËSHTI do vijoj të milet e të shijohet vetëm nga JU….NO WAY….Sa mirë na zhytët në qorrsokaket e DEMON-KRACISË

“Made in Albania” me yshtjen tuaj “Bashkëfajtorë, Bashkëvuajtës” tani DUHET JU së pari të zbrazni xhepat tuaja si dhe të lironi vilat e shumta që JU keni, e vetëm pas kësaj kërkoni të na merrni edhe qindarkat e fundit nga xhepat tanë plot vrima!!! HAPINI sytë e mendjes ju Bashkëkombës… Quoa vadis Shqipëria ime!!!