Një javë më parë Qeveria greke njoftoi se çdo turist do mundet të pushojë këtë verë në ishujt dhe plazhet e Greqisë nësëe paraqitetet me testin e Covid-19 negativ. Mesa duket asgjë nuk mund t’i ndalë turistët të vizitojnë vendet turistike edhe këtë pavarësisht koronavirusit. Skurse Greqia edhe Italia ka ndjekur po të njëjtën startegji lidhur me sezonin turistik të këtij viti.

Është mësuar se në këtë mënyrë Italia dhe Greqia janë dy vendet e para në Europë që nuk kanë humbur kohë për përgatitjen e sezonit turistik, por krahas punës intensive nëpër spitale është punuar edhe për këtë sezon ku gjenerohen shumë të ardhura për ekonomitë e dy vendeve.

Megjithatë pushimet këtë vit nuk mund të thuhet se do të jenë si të njëviti më parë, sepse çdo lëvizje do të shoqërohet me rregulla të reja që do ndihmojnë në shëndetin e turistëve.

kujtojmë që Qeveria italiane ka hequr tashmë disa masa kufizimi dhe po përgatitet për ardhjen e turistëve, të cilët do të duhet të bëjnë fillimisht testin e Covid-19. Ndërsa pronarët e plazheve private në Itali kanë filluar të marrin masa kundër koronavirusit duke aplikuar masa për distancimin social në vendpushimet e tyre.

Mediat e huaja kanë pasqyruar çfarë po ndodh tashmë në Itali, dhe mësohet se Porto Cesareo, një qytet i vogël bregdetar në Puglia të Italisë, po vendos në një plazh privat çadrat dhe karriget me një distancë sigurie prej 1.5 metrash, si dhe vendosjen e disa litarëve për të mbajtur hapësirën e duhur mes turistëve.

Ne mund të hyjmë në det të sigurt, ne kemi rregulla të imponuara nga qeveria por edhe i kemi imponuar vetvetes rregulla të reja. Kjo është arsyeja pse ne kemi testuar këtë distancë midis çadrave. Litarët e vegjël që shohim mes cadrave janë thjesht për të dhënë një ide për hapësirën që duhet respektuar për sigurinë e të gjithë njerëzve që shkojnë në plazh. Për shembull, nuk mund të ketë radhë në bar, pasi kjo do të nënkuptojë se njerëzit do të ishin shumë afër njëri tjetrit. Ne kemi vendosur tua cojmë të gjitha porositë turistëve në çadrën e tyre të plazhit.- thotë Fabrizio Marzano, pronari i një hoteli bregdetar.

Ndërsa ministri grek i turizmit Harry Theoharis ka deklaruar se Greqia do të hapë kufijtë për turistët nën rregulla specifike të reja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne do të kemi rregulla për hotelet, rregulla të reja për plazhet, rregulla të reja për pishina, rregulla të reja për autobusët. Të gjitha plazhet dhe hotelet po aplikojnë masat e distancës sociale, duke vendosur një numër më të kufizuar cadrash dhe duke anuluar festat apo koncertet në bregdet.- u shpreh ai.

Pra këtë vit të gjithë ata persona që duhet të pushojnë jashtë kufijve të vendeve ku jetojnë, duhet të kenë me vete “pasaportën e shëndetësisë.”

Më tej Theocharis deklaroi se BE është duke diskutuar që çdo qytetari evuropian që dëshiron të udhëtojë, t’i jepet një test i besueshëm për zbulimin e koronavirusit. Ku ndër të tjera shpjegoi se kjo duhet të bëhet në vendin nga vijnë pushuesit. Nëse një qytetar shqiptar do të pushojë për disa ditë në Greqi, duhet të zhvillojë testin e virusit në Shqipëri, para se të shkojë në Greqi.

Koronavirusi ka goditur globalisht sektorin e turizimit, por në Greqi, ku turizmi përbën 20% të PBB-së dhe siguron një në pesë vende pune, ekonomia pritet të pësojë një goditje të jashtëzakonshme, duke rënë me 10% Theoharis, i cili mori postin në korrikun e kaluar, parashikon se vendi fqinj mund të ketë më pak se një të tretën të turistëve që priti vitin e kaluar.

Sipas Theocharis turistët që do të vizitojnë Greqinë do të jenë të sigurt, nëse edhe atondihmojnë maksimalisht në zbatimin e këtyre rregullave të forta për shëndetin.

B