Harta e pandemisë së koronavirusit është zgjeruar në Tiranë dhe në Shkodër. Ky fakt është bërë i ditur nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli gjatë përditësimit të të dhënave mbi situatën në vend
Nga rezultatet e testimeve, përgjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.
Teksa numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në 736, edhe numri i të shëruarve është rritur, duke shkuar në 422 ose 57.3 % e totalit të të prekurve. Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID-19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor