Disa ditë më parë, në Francë, një manifestim lindi kundër izolimit të të moshuarve për shkak të mospërhapjes së koronavirusit. Disa prej tyre e denoncojnë këtë masë si antikushtetuese, pretendojnë dinjitet të barabartë dhe madje kanë kërcënuar të dalin në rrugë. Edhe në Itali, hipoteza për t’i lënë ata në izolim mbeti thjesht hipotezë. Për këtë arsye, Huffington Post realizoi një intervistë përmes telefonit me ikonën e gazetarisë italiane Natalia Aspesi

Çfarë mendoni për këtë revoltë të mundshme të moshës së argjendtë?

Sinqerisht, unë pyes veten pse të gjithë interesohen papritur për ‘të vjetrën’, pasi ata nuk u kujdesën kurrë për askënd. Të gjithë ishin harruar dhe ishin të kënaqur që ishin të tillë, të paktën unë. Mendoj se shumë nga gjërat që janë thënë këto ditë janë të padobishme: ne kemi një qeveri që na thotë se çfarë duhet të bëjmë, edhe unë dua të dal, por nëse më thonë që të mos e bëj, nuk e bëj. Nuk e kuptoj këtë pasion që të gjithë duhet të thonë fjalën e tyre. Unë nuk e kuptoj se në cilin vend jemi. Nëse më thonë që të mos dal, nuk do të dal.

Pra jo nuk do dilni në sheshe më?

Jo. Unë bindem. Nga natyra nuk jam bindur kurrë në jetë, por këtë herë është diçka që nuk më shqetëson vetëm mua, por ka të bëjë me gjithë të tjerët, ndaj bindem. Nëse vdes sot që jam 90 vjeç, askush nuk do ta vërë re, përveç meje, sigurisht. Unë mendoj për të tjerët, unë dua të bëj atë që ata më thonë dhe pavarësisht gjithë tmerrit të vendit tonë, kam vendosur të besoj tek njerëzit që na i thonë këto gjëra. Sot madje lexova në The Guardian që i drejtoheshin Italisë duke thënë se është vendi që ka reaguar më së miri ndaj Covid. Ata na komplimentonin, duke thënë se duhet të na kishin imituar, të gjitha gjëra mjaft të çuditshme për një gazetë angleze që zakonisht nuk e ka pëlqyer ndonjëherë Italinë. Duke iu rikthyer pyetjes që më bëtë, e përsëris, nuk shoh arsye pse nuk duhet të bindem. Do ta bëj dhe pikë.

Nuk po mund ta imagjinoj një Aspesi të bindur

Dëgjo, në moshën time, edhe kur lejohej të dilje jashtë, qëndroja në shtëpi. Gjatë ditës dilja për Pazar, sepse është argëtim kjo gjë për mua, pastaj në darkë shkoja ose në La Scala ose tek ndonjë mik. Pjesën tjetër të kohës jam gjithmonë këtu, e ulur para kompjuterit tim, duke lexuar ato që shkruhen e duke shkruar. Kështu që jeta ime shumë pak ka ndryshuar.

Më përshkruani karantinën tuaj

Nuk bëj asgjë ndryshe nga më parë: shkruaj, lexoj, pastaj shikoj Netflix e në mbrëmje bëj ndonjë pjatë të shijshme, gjithmonë ndryshe. Më pëlqen të gatuaj.

A është e vërtetë që ndërsa plakemi bëhemi më të keqij?

Është shumë e vërtetë. Ne kemi jetuar në hipokrizi për shekuj me radhë. ‘Plaku i mirë’ është në të vërtetë një gjarpër që do të dëshironte t`i shihte të gjithë të vdekur rrotull tij, veç vetes. Ne të moshuarit jemi të këqij sepse nuk kemi më jetë. Jemi këtu, por pa jetë. A duhet të jemi edhe të mirë? Është e pamundur. Mirësia e të moshuarve është një shpikje. Le të bëjmë sikur e besojmë, por në fakt jemi shumë mizorë. Të paktën unë dhe miqtë e mi.

Çfarë bëni?

Zgjohemi në mëngjes, telefonojmë njëri-tjetrin dhe themi si fillim: për kë do flasim keq sot?

Do ma tregosh për kë?

Për vendin, politikën, për kolegët tanë gazetarë të tmerrshëm, të shitur, njerëz që nuk më pëlqejnë.

Keni qenë gazetare për më shumë se 60 vjet, çfarë ju ka mësuar ky profesion?

Më mësoi të jetoja. Çfarë do donit që të kishte mësuar? Tani unë jam jashtë gazetarisë. Shkruaj çdo marrëzi që nuk është gazetari, sepse gazetaria e vërtetë, e cila pothuajse është zhdukur , i bën mirë lajmet. Nuk u tregon njerëzve asgjë më shumë veç fakteve. Përkundrazi, gazetaria për mua nuk është kaq. T`u tregosh njerëzve dhe të dish ta bësh mirë atë gjë. Pastaj, gjithë të tjerët, flasin për marrëzira si për shembull, si është politika jonë. Të gjithë janë të mirë, sepse lexojë njoftimet për shtyp të secilës palë. Kështu që është e lehtë.

Kur mendoj për ju dhe punën tuaj më vijnë në mendje disa fjalë, por duke lexuar një nga librat tuaj të fundit, ‘Festival dhe funeral’ (Il Saggiatore) ka një në veçanti që më pëlqen më shumë: “intrufolarsi”, (të hysh diku ku s`lejohet). Ju imagjinoj duke shkruar, në një tren me Beatles ose në një dhomë spitali me Gino Paoli: si e bëtë atë?

Që e re kam pasur një pamje të pafajshme, ndaj ia kam dalë të depërtoj. Ashtu hyra në dhomën e spitalit të Paoli-t, duke qarë dhe duke u prezantuar si e afërme, isha hipokrite dhe gënjeshtare, këto janë karakteristika që e shpëtojnë gazetarinë. Nëse i tregon sot të drejtën, se je gazetare, të drejtojnë, dikur të gjuanin. Unë kam bërë gjithmonë miken e familjes, admiruesen, dashamirësen, sigurisht jo gazetaren se përndryshe askush nuk do më fliste. Mësova të mos mbaja kurrë shënime, por t`i mbaja në mendje të gjitha, ose përndryshe, nëse do bëja gjëra të zakonshme, mjaftonte të vishja një peliçe.

Peliçe?

Po, por atëherë nënkuptonte se isha një zonjë e pasur dhe mund të shkoja ngado e të bëja çdo gjë.

Dredhi e bukur, skam çtë them

Po, po e kam kaluar jetën duke u argëtuar kështu. Tani nuk është me e mundur kjo gjë, se ka një informacion shumë të përhapur.

Aspesi që kujton është ajo që s`mban shënime si Scalfari kur takoi Papën

Po, por kujdes, se kështu veproja kur isha e re. Kisha një kujtesë të mirë. Tani nuk mbaj mend as ato që të thashë një minutë më parë.

Duke folur për personazhet, mes gjithë atyre që ke takuar është edhe Mina që sapo ka bërë 80 vjeçe e se rrëfeu se intervista e saj e fundit ishte për Forte dei Marmi. Çfarë mban mend nga ajo?

E ka kujtuar shumë herë, madje edhe tani në një libër të fundit të Rizzoli-t, nuk dua ta përsëris veten. Sidoqoftë, e vlerësoja shumë, e njoh për shumë të zonjën, sigurisht një nga më të mirat e kohës së saj, sepse ne ishim shumë më budallaqe dhe shumë më pak të guximshme se ajo që ishte një grua fantastike e që zgjodhi lirinë. Nuk është aq e rëndësishme sa mendojnë njerëzit që të jesh njeri i famshëm: Më e rëndësishme është të jesh një njeri që ka një jetë dhe ajo e ka zgjedhur atë.

Pas këtij bllokimi çfarë mendoni se do të ndodhë me botën e modës që e keni ndjekur dhe e ndiqni?

Po përse duhet ta di? Nuk jam magjistare. Nuk e di askush. Do shikojmë ditë pas dite. Gjithë kjo që bëjnë “futurologët” duke thënë “do bëhemi më të mirë”, “do bëhet më keq”, nuk i duroj dot. Unë them për vete që jam duke pritur për të parë çdo ndodhë. Nëse ka një gjë që urrej më shumë në “talk shoë” janë pyetjet rreth asaj që do të ndodhë, ndërkohë që mund të pyetet shumë mirë se çfarë po ndodh. E prisnim Covidin? Jo, megjithatë ndodhi, kështu që le të presim e të shohim se çdo ndodhë. Mjaft bëtë parashikime. E dini çfarë?

Më thuaj

Unë mendoj se gjithçka do kthehet si më parë, por me më shumë ligësi. Është një iluzion. Bota po shkon drejt kësaj rruge jo prej Covidit, por prej të gjithëve. Unë jam shumë e lumtur se jam e moshuar dhe nuk më intereson se ç`do bëhet.

Festivali i Filmit në Kanë është shtyrë dhe dje u njoftua se Festivali i Filmit në Venecia do të bëjë të njëjtën gjë: a do të rikthehen?

Këto nuk janë të rëndësishme tani, ato janë biznes. Gjëja e sigurt është se ne do të bëhemi masivisht më të varfër, kurse një pjesë e vogël më e pasur, sepse tashmë kanë filluar të na shfrytëzojnë. Ne jetuam me shpejtësi. Unë besoj se Toka na ndëshkoi. Duhet të ecim më ngadalë. Kur hap dollapin tim, aq i vjetër sa unë, sasia e sendeve dhe rrobave të padobishme që kam, më jep neveri. Nuk kemi më nevojë për të blerë. Të pasurit do të jenë gjithmonë më të pasur, por ata nuk kanë lumturi, kështu që janë të pakënaqur gjithsesi.

Çfarë mendoni për libraritë e mbyllura dhe tobacco-t e hapura?

Mbajtja e tyre e mbyllur ishte absurde. Është turp ta bësh këtë. Do të thotë që ata që kanë vendosur janë njerëz që nuk shkojnë në librari. Nëse ka një vend ku kurrë nuk ka njeri, janë libraritë. Nuk është se ka një masë të madhe njerëzish si në supermarket, ku njerëzit shkojnë tre herë në ditë. Është absolutisht e domosdoshme që bibliotekat të jenë të hapura, sepse librat janë pikërisht ata që do të na shpetojnë, do të shpëtonin dhe ata që mburren se nuk lexojnë, është historia, filozofia, është ajo që duhet ta kishim studiuar dhe nuk e bëmë. Ndërgjegjia e keqe dhe humori ynë i keq i vazhdueshem, varen nga fakti që nuk dimë asgjë, perveç budallallëqeve të aktualitetit. Injorojmë si ka jetuar bota dhe njerëzimi.

Ju jetoni në Milano Çfarë mendoni për guvernatorin tuaj Attilio Fontana?

Më falni, por nuk gjykoj askënd nga shteti, sepse i konsideroj si shkatërrimtarë të vendit tonë. Unë nuk i dëgjoj ata, nuk i dëgjoj, nuk më interesojnë, por ata sigurisht do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme. Në atë moment, shpresoj të kem vdekur, përndryshe durim, do të qëndroj e mbyllur në shtëpi. Jam shumë e trishtuar, por Italia e dëshiron këtë, nuk dëshiron lirinë, dëshiron të komandohet. Italiani kërkon gjithmonë një që zgjedh për të gjithë, nuk dëshiron të shqetësohet vetë dhe dëshiron ta drejtojnë të tjerët

Po në lidhje me kryetarin tuaj Beppe Sala?

Të gjithë kanë të mirat dhe limitet e tyre, por në rastin e tij, duke marrë parasysh që ai po shpëton Milanon dhe një rajon që po vuan, mendoj se ai është një person me reputacion që e bën punën e tij mire. Koronavirusi është histori e re, është tjetër gjë, por në Milano normalisht jetohet shumë mirë.

Nga një studim i fundit, Kryeministri Giuseppe Conte i pëlqen shumë gratë dhe botën homoseksuale. Ka llogari ironike në Instagram kushtuar atij. Juve ju pelqen?

Nuk i kam parë kurrë politikanët për fizikun e tyre, për mënyrën se si duken, sepse nuk është kjo gjëja për të cilën janë vendosur aty ku janë. Nëse do ishte kështu, në vend të Conte-s do doja George Clooney-n, por s`është ky rasti.

Edhe në një nga Festivalet e fundit të Venecias më folët për Clooney-n, vazhdoni të jeni një fansa e madhe e tij?

Bëj shaka, se në të vërtetë më pëlqen shumë edhe Roberto Bolle.

Është e vërtetë që keni qenë e fejuar me një homoseksual?

Po, e kam pasur një, po as ai vetë se dinte në atë kohë. Ishte koha kur homoseksualët martoheshin në martesa hetero, sepse nuk ishte e mundur të dilnin publikisht e të shfaqeshin ashtu siç ishin. Unë e doja shumë dhe ai më donte, ishte unik për mënyrën se si më bënte të qeshja. Jemi argëtuar pafund, pastaj sigurisht kishte edhe ngërçe që i kuptoni vetë.

Duke qëndruar në Venecia, shkrimtari Andre Aciman tregon se jemi të gjithë biseksualë, çmendon për këtë?

Në rastin tim, unë nuk kam qenë i interesuar për seks për 40 vjet me radhë, kështu që nuk di çfarë t’i them. Nëse mendoj për historinë dhe të kaluarën, gjithmonë ka pasur personazhe që nuk e kuptuan kush dhe çfarë ishin, por kjo mani klasifikuese nuk ekzistonte. Kjo është ajo që unë e gjykoj të padobishme dhe madje disi dekurajuese klasifikimin. Unë jam homoseksual, jam trans, jam biseksual. Çfarë do të thotë kjo? Që fle me burra dhe me gra? Epo, kjo është diçka që është bërë gjithmonë edhe pa i dhënë një emër. Pse e bëni tani?

Dashuria në kohën e Koronavirusit:ai gjithashtu flet për këtë në seksionin e tij çështjet e zemrës. Të dashuruarit sot si ia bëjnë?

Përdorin Skypein sigurisht.

Po juve e përdorni?

Jo, sepse nuk dua të dua të dal kur dukem keq.

Mos e thuaj këtë, nuk është e vërtetë

E di, tani do më thuash që jam një dashuri, ma thonë të gjithë.

Çfarë ka rëndësi për ju sot?

Sot unë dua të kthehemi në një demokraci të vërtetë. E vetmja gjë që më intereson vërtet sot nuk ka të bëjë me mua, sepse unë tani jam gjysmë e zhdukur, por për vendin tim Unë do të doja që njerëzit të ishin të lirë dhe inteligjentë, të dinë se çfarë thonë, çfarë bëjnë, të kuptojnë. Duke ndjekur Facebook sepse po, unë jam në Facebook shoh që njerëzit nuk dinë asgjë, nuk kanë lexuar asgjë dhe pyes veten se çfarë ka bërë shkolla? Sa e shëmtuar është të mos dimë asgjë, të besosh idiotët që na ofrojnë këto marrëzi. Kushdo që më njeh e di se unë nuk kam studiuar, madje as kam bërë shkollë të mesme.

Sidoqoftë, unë pata një adoleshencë në kohën kur i vetmi argëtim ishte të lexoje, kështu që për mua, leximi ishte burimi i jetës dhe akoma është. Lexoni jo romanet me dashuri e aventura, por gjërat që ju bëjnë të kuptoni se çfarë është njeriu apo pse historia shkoi kështu siç shkoi, sepse gjëra të caktuara kanë ndodhur për mendimin tim është thelbësore, pjesa tjetër nuk ka rëndësi nëse nuk ka kulturë.

Që Aspesi nuk ka studiuar pak njerëz do të besojnë

E megjithatë është kështu e vërteta. Unë kisha një kulturë të përgjithshme, sipërfaqësore, nuk di asgjë për sociologjinë, filozofinë, ekonominë … këto gjëra nuk i di. Kam një kulturë sipërfaqësore që nuk do të ishte e mirë për një mendimtar, por për një gazetar, po. Por tani ka ardhur koha të të them mirupafshim e dashur, mjaft, unë nuk kam më zë, ndër të tjera, kam edhe një dhimbje të fortë në fyt. Do të mbaroj së lexuari, në fakt dhe pastaj më duhet të gatuaj. Ju uroj punë të mbarë.