Ish-kryeministri Sali Berisha poston në Facebook-un e tij një foto ku shfaqet një fëmijë duke e kaluar karantinën në makinë.

Sipas tij, bëhet fjalë për një familje të kthyer nga Franca dhe për shkak të kushteve çnejrëzore janë detyruar të qëndrojnë për 14 ditë në makinën e tyre.

Denoncimi:

Pershendetje

Quhem Mirsad Shabanaj dhe jam kthyer dje nga Franca me gruan dhe dy femijet 1 dhe 3 vjec.
Znj ministre e ka dhene nje urdher qe ata qe jane me femije duhet te karantinohen ne shtepi dhe per kete pune kam ardh nga Franca por me moren pa me pyetur dhe me sollen ne oborr te konviktit ne Shkodër.

Po flejme jashte ne oborr me gruan dhe femijet se brenda ska asnje kusht as banjo as uje as krevat as asnje lloj gjeje.
I kam dhe me foto.

Ju lutem eshte urgjente se nuk durojne femijet dhe kemi qe te marten pa u lare.

A keni mundesi ta beni publike ku po qendrojme ose te dergoni nje gazetar ktu por sot nese keni mundesi ju lutem.

Me Respekt Mirsad Shabaj