Ministrat dhe përfaqësues të nivelit të lartë nga pesë vendet Ripariane miratojnë Programin Strategjik të Veprimit (SAP) për Basenin e Lumit Drin në Evropën Jug Lindore.

Përfaqësues të nivelit të lartë nga pesë vendet Ripariane nënshkruan virtualisht një deklaratë të përbashkët sot për të miratuar Programin Strategjik të Veprimit për menaxhimin e qëndrueshëm të Basenit të Zgjeruar të Drinit, me përfitim direkt të 1.6 milionë banorëve të tij. Baseni i Lumit Drin i ndarë ndërmjet Shqipërisë, Greqisë, Kosovës*, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut (pesë vendet Ripariane), siguron burime për ujin e pijshëm, peshkimin, agrikulturën, biodiversitetin, turizmin, energjinë dhe industrinë.

Ky miratim konfirmon vullnetin politik midis pesë vendeve Ripariane për të punuar ndërmjet kufijve dhe tejcon një mesazh të fuqishëm që përmirësoi menaxhimin e burimeve ujore, i cili gjithashtu jep përfitime për shëndetin publik dhe jetesën, mbetet prioritet dhe do të vazhdojë të ndiqet në nivel ndërkufitar, pvarësisht vështirësive aktuale të shoqëruara me pandeminë COVID-19. Kriza aktuale nënvizon rëndësinë jetike të ujit për higjenën në rajon dhe globalisht.

SAP paraqet mbi 100 masa dhe ndërhyrje të konkorduara. Hartimi i SAP është mbështetur nga Projekti i Drinit Drin Project financuar nga Faciliteti Global i Mjedisit (GEF) projektuar për të realizuar Memorandumin e Mirëkuptimit për menaxhimin e qëndrueshëm të Basenit të Drinit (MM për Drinin; Tiranë, 25 Nëntor 2011), nënshkruar nga Ministritë përgjegjëse të vendeve Ripariane të Drinit. Grupi Qëndror i Drinit (DCG), organizëm i përbashkët, u formua nëpërmjet MM për Drinin për të koordinuar implementimin e tij, dhe Grupet Ekspertë të Punës, janë plotësisht operacionalë me përfaqësimin e grave 30% dhe 60% të anëtarëve respektivisht.

Projekti është implementuar nga Programi i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), dhe ekzekutuar nga Partneriteti Global i Ujit për Mesdheun (GWP-Med). Komisioni i Shteteve të Bashkuara për Ekonominë (UNECE) është partner në këtë proces.

Nënshkrimi i sotëm është një hap përpara drejt implementimit të Vizionit të Përbashkët të menaxhimit të Basenit të Drinit, vendosur nëpërmjet MM për Drinin.

SAP u hartua gjatë vitit të kaluar nëprmjet një konsultimi të zgjeruar me mbi 200 grupe interesi, përfshirë përfaqësues relevantë të Ministrisë dhe ekspertë teknikë. Ai përmban masa për të adresuar katër problematika ndërkufitare që shkaktojnë një numër efektesh negative në natyrë, shoqëri dhe ekonomi, p.sh. ndotja e ujit, degradimi i biodiversitetit, shqetësimi i prurjeve të ujit dhe sedimentit, duke shënuar dokumentin e parë strategjik për burimet ujore të përbashkëta në rajon. Këto problematika ndërkufitare u identifikuan nëpërmjet një vlerësimi të zgjeruar shkencor të Basenit të Drinit, e njohur si Analiza Diagnoztike Ndërkufitare (TDA). Masat e përfshira në SAP do të asistojnë gjithashtu vendet Ripariane në implementimin e Direktivave të Bashkimit Evropian lidhur me mjedisin dhe ujin, si Direktiva Evropiane Kuadër e Ujit.

SAP do të sigurojë pikën kryesore të referencës për të informuar menaxhimin e koordinuar të Basenit të Drinit për vitet e ardhshëm. Prioritet për vendet Ripariane tani është të identifikojnë burime financimi për implementimin e SAP, për të siguruar se menaxhimi i qëndrueshëm i Basenit të Drinit mund të realizohet.

Deklarata nga nënshkruesit

Z. Jani Makraduli, Zv/Ministër, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Fizik, Maqedonia e Veriut:

Një nga mësimet e nxjerra nga pandemia COVID – 19 është rëndësita për të pasur bashkëpunim ndërkufitar e rajonal. SAP luan dy role të ndryshme: atë mjedisor, si një hap i rëndësishëm drejt menaxhimit të Basenit të Drinit dhe atë të mesazhit politik të rëndësishëm për bashkëpunim rajonal. Do të doja të përshëndesja mbështetjen e agjencive implementuese në Procesin e Drinit dhe partnerët donatorë (GEF, UNDP, UNECE, GWP-Med)

Unë besoj fuqimisht se SAP mund të kontribuojë drejt mbështetjes së konferencës së planifikuar të donatorëve dhe do të vazhdojë më tej me ndjekien e implementimit të projekteve nga SAP.

Prof. Konstantinos Aravossis, Sekretar i Përgjithshëm, Mjedisi dhe Uji Natyror, Ministria e Mjedisit dhe Energjisë, Greqi

Me këtë Deklaratë të përbashkët, autoritetet kompetente të vendeve Ripariane të Drinit, duke vlerësuar rezultatet pozitive të veprimeve të ndërmara deri tani, rikonfirmojnë vullnetin politik për të vazhduar bashkëpunimin drejt menaxhimit të qëndrueshëm të Basenit të Zgjeruar të Drinit sipas parimeve dhe kuadrit ligjor të Bashkimi Evropian dhe marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale lidhur me nën-basenet e rajonit.

Në të njëjtën kohë, ata rikonfirmojnë vullnetin e tyre për të bashkuar përpjekiet për të inkorporuar konventat ndërkombëtare e protokolle të adaptuar nga partitë dhe për të njohur mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit, si edhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore, si pjesë integrale e zhvillimit të përgjithshmëm të rajonit, nëpërmjet veprimeve të koordinuara për të adresuar problemet e identifikuara.

Z. Izedin Bytyqi, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Ifrastrukturës dhe Mjedisit, Kosovë

Adoptimi i SAP, për ne përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të menaxhimit të përbashkët të burimeve ujore të përbashkëta. Puna e bërë deri tani….shërben si një themel i fortë…për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e përbashkët…për të fuqizuar më tej bashkëpunimin tonë dhe për të implementuar aktivitete konkrete për përmirësimin e cilësisë së ujit, duke reduktuar stresin ujor dhe impaktin human në përputhje me Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore dhe parimet e Direktivës Kuadër të Ujit. Unë gjithashtu falenderoj kolegët nga Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi për bashkëpunimin. Në pritje në hapit të ardhshëm, implementimit të SAP!

Zj. Gerta Lubonja, Drejtor i Përgjithshëm, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Shqipëri

Në kohën kur bota është e mbyllyr për të luftuar pandeminë e virusit korona, nuk ka qenë ndonjëherë më e rëndësishme mbrojtja e burimeve ujore. Në këto kohë të paprecedentë, uji është një armë e domosdoshme në luftimin e sëmundjes, duke vepruar si barrierë për virusin dhe mbajtur një standard të mirë jetese për miliona njerëz të mbyllur në shtëpitë e tyre. Duke qënë se këmi punuar për më shumë se 10 vjet tanimë, me bindjen se jemi duke menaxhuar një burim të jashtëzakonshëm të përbashkët, do të mund të qëndrojmë të fokusuar në implementimin e SAP për Drinin, pavarësisht gjithckaje, optimistë në këto kohë të vështira.

Z. Momcilo Blagojevic, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë për Menaxhimin e Ujërave, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Mali i Zi

Kjo është një ngjarje kuptimplotë për forcimin e bashkëpunimit rajonal brenda Basenit të Drinit dhe është kënaqësi ekstreme për ne të promovojmë veprime të përbashkëta për menaxhimin e koordinuar të burimeve ujore të përbashkëta në Basenin e Drinit. Kjo deklaratë e përbashkët, pa diskutim do të kornizojë bashkëpunimin e ardhshëm në vitet që do të vijnë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë më devocion të fuqishëm për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhim më të mirë të burimeve tona ujore.

Deklarata nga Partnerë të Projektit të Drinit

Z. Gustavo Fonseca, Drejtor i Programeve, Faciliteti Global për Mjedisin:

Firmosja e Programit Strategjik të Veprimit për Basenin e zgjeruar të Drinit shënon një hap të rëndësishëm drejt një bashkëpunimi më të madh ndërmjet kufijëve dhe brenda burimeve mjedisore të përbashkëta, i cili është mishëruar në ekosistemin e shëndetshëm dhe elastik të Drinit. Është inkurajuese dëshmia e bashkëpunimit të fortë midis sektorëve ekonomikë, drejtuesve politikë dhe atyre që jetojnë në basen ndërmjet shumë vendeve, e pushtuar nga Programi Strategjik i Veprimit. Basenet ndërkufitarë nëpër botë qëndrojnë për të mësuar shumë nga shpirti i bashkëpunimit që Baseni i Lumit Drin është dukë treguar sot.

Zj. Limya Eltayeb, Përfaqësuese Rezidente në Shqipëri, UNDP

Miratimi i Programit Strategjik të Veprimit – duke ndjekur një dekadë punë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në Tiranë në 2011, është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së problematikave prioritare në Basenin e Drinit dhe adresimin e tyre. Ky dokument strategjik përfaqëson një vizion të përbashkët për përfitimin e 1,6 milionë banorëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Dr. Monika Weber-Fahr, Sekretare Ekzekutive, Partneriteti Global i Ujit

Në mes të krizës së COVID-19, 5 vendet Ripariane të Drinit janë duke përçuar një mesazh të fuqishëm se menaxhimi i integruar i përmirësuar i burimeve ujore do të vazhdojë të ndiqet fuqimisht, duke siguruar përfitime për jetesën, punën dhe rritjen ekonomike, mjedisin, shëndetin e jo vetëm.

Duke i shërbyer proçesit të bashkëpunimit të Drinit për gati një dekadë, GWP dhe GWP-Med mund vetëm të ndihen krenarë për këtë arritje; Falenderime për partnerët tanë GEF, UNDP dhe UNECE, për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe veprimtarinë e përbashkët që ka prodhuar rezultate të prekshme në përfitim të vendeve Ripariane të Drinit.

Z. Marco Keiner, Drejtor i Divizionit të Mjedisit, UNECE

Bashkëpunimi ndërkufitar në Basenin e Zgjeruar të Drinit ka arritur një moment historik madhor dhe ka sjellë përfitime të rëndësishme, duke kontribuar në implementimin e Konventës së Ujit UNECE nga vendet Ripariane. Ky bashkëpunim mbështet gjithashtu arritjen e SDGs, vecanërisht targetin SDG 6,5 mbi menaxhimin e integruar të burimeve ujore në të gjitha nivelet, përfshirë bashkëpunimin ndërkufitar.

*Të gjitha referencat për Kosovën janë bërë në kontekstin e Rezolutës së Këshillit të Shteteve të Bashkuara për Sigurine 1244 (1999)

ENDS

SHËNIME:

Mbi Facilitetin Global për Mjedisin (GEF)

Faciliteti Global për Mjedisin (GEF) u themelua në prag të Samitit të Tokës në Rio më 1992 për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve më të ngutshme mjedisore në planet. Që atëherë, GEF ka siguruar gati 20 billionë $ grante dhe mobilizuar 107 billionë $ ko-financime shtesë për më shumë se 4,700 projekte në 170 vende. Nëpërmjet Programit të Granteve të Vegjël, GEF ka siguruar mbështetje për rreth 24,000 shoqëri civile dhe iniciativa komunitare në 128 vende.

Mbi Programin e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)

UNDP punon në rreth 170 vende dhe territore, duke ndihmuar për të arritur çrrënjosjen e varfërisë dhe reduktimin e pabarazisë e përjasgtimit. UNDP ndihmon vendet të zhvillojnë politika, aftësi drejtuese, aftësi partneriteti, kapacitete institucionale dhe ndërton fleksibilitet për të mbështetur rezultatet e zhvillimit.

Mbi Partneritetin Global të Ujit për Mesdheun (GWP-Med)

Partenriteti Global i Ujit për Mesdheun (GWP-Med) u themelua në 2002 si dega për Mesdheun e organizatës ndërqeveriatare, Partneritei Global i Ujit. Me qëllimin për ujë mesdhetar të sigurtë, GWP-Med është rrjet aktiv shumë – aktorësh që punon në nivel rajonal, ndërkufitar, kombëtar, baseni dhe lokal, ku promovon veprime dhe lehtëson dialogje mbi Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore (IWRM), siguron mbështetje teknike për politikë-bërjen, implementon aktivitete demonstruese dhe kontribuon në aftësitë dhe dijet mbi zhvillimin. Prioritetet strategjike përfshijnë theksimin e targetit SDG 6.5 për IWRM, adaptimin me vulnerabilitetin e ndryshimet klimatike dhe menaxhimin e ujërave ndërkufitarë/baseneve ujore. Ceshtjet rinore dhe gjinore, si edhe pjesëmarja e sektorit privat në financimin e ujit janë gjithashtu ceshtje kyçe të ndërmjetme për GWP-Med.

Për informacione të ndërmjetme, ju lutem kontaktoni Oficerin e Komunikimit, Partneriteti Global i Ujit për Mesdheun, Zj. Frances Dixon at frances@gwpmed.org

Mbi UNECE dhe Konventën e Ujit

Komisioni Ekonomik i Shteteve të Bashkuara për Evropën (UNECE), themeluar më 1947, është një nga 5 komisionet rajonale të Kombeve të Bashkuara. Ai mbështet vendet në implementimin e Axhendës 2030 dhe Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs)

Konventa mbi Mbrojtjen dhe Përdorimin e Burimeve Ujore dhe Liqeneve Ndëkombëtarë Ndërkufitarë, sekretariati i të cilës ëhstë siguruar nga UNECE, ka siguruar, që nga hyrja në fuqi në 1996, një kuadër të rëndësishëm për përmirësimin e menaxhimit të burimeve ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore ndërkufitare, fillimisht në rajonin Pan-Evropian dhe që nga hapja globale e saj në 2016, në të gjitha vendet per t’u bërë anëtare të Kombeve të Bashkuara, në mbarë botën. Konventa synon të mbrojë dhe sigurojë menaxhimin e qëndrueshëm cilësor dhe sasijor të burimeve ujore ndërkufitare duke lehtësuar dhe promovuar bashkëpunimin ndërjmet vendeve. Kuadri Institucional i Konventës, i cili bazohet në takimin midis Partive, organizmat suplementarë, si dhe sekretariatin e përhershëm, asiston Partitë në implementimin dhe zhvillimin progresiv të Konventës. Ky zhvillim përfshin shkëmbimin e eksperiencës dhe praktikave të mira, zhvillimin e guidave dhe rekomandimeve, projekteve në terren dhe ngritjen e kapaciteteve.