Në këto ditë izolimi për të gjithë vendin e sidomos gjatë fundjavës, personat me shtëpi private apo që janë afër bregdetit janë më fatlumët.
Moti i ngrohtë ka sjellë që qytetarë të Qerretit të thyejnë karantinën dhe të shijojnë perëndimin e diellit ditën e djeshme, aty ku puthitet qielli me detin.
Në disa foto dhjetëra qytetarë kanë dalë për të shijuar peisazhin e mrekullueshëm që të ofron perëndimi i diellit në bregdet.
Disa kanë përfituar për një shëtitje me të dashurin e tyre, disa të tjerë për të bërë vrap e disa të tjerë duke kapur momentin e dremitjes së diellit në aparatin celular.