Sot zhvilluam një mbledhje online me anëtarët e Bordit të Këshilltarëve të PD Shkodër ku diskutuam gjerësisht mbi problematikat që po perballet Shkodra në kohët e vështira të pandemisë COVID-19 dhe mbi të gjitha për keqmanaxhimin që i ka bërë Qeveria situatës në qytetin tonë.
Përveç anatemimit, talljes dhe përçmimit që Edi Rama i ka bërë Shkodrës edhe në këtë kohë fatkeqësie, nuk ka dhënë asgjë më shumë as për të prekurit nga COVID-19, as për familjet në nevojë, as për qytetarët e as për bizneset shkodrane.
Edi Rama po përdor situatën vetëm politikisht dhe po cënon të drejtat themelore të qytetarëve.
Anëtarët e Bordit, specialistët më të mirë të fushave përkatëse në qytetin tonë,diskutuan problematikat kryesore dhe mundësitë e ndërhyrjes.Partia Demokratike Shkodër ka qënë, ëdhtë dhe do të jetë në mbështetje të qytetarëve dhe zëri i tyre në çdo kohë!