Ambientet e burgut 313 janë kthyer në një vatër infektimi me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv dhe 4 raste të reja.

Menjëherë pasi rezultati i testit i ka konfirmuar pozitiv ata janë dërguar në spitalin e burgut ku tashmë po trajtohen dhe 14 të burgosur të tjerë.

Tamponet ne burg- Deri më tani mësohet se gjendja e tyre është e mirë. Ekipi i mjekëve ka vijuar dhe këtë të shtunë verifikimin e situatës.

Ngarkesa e krijuar i ka bërë të humbin dhe durimin, madje duke u sjellë kërcënueshëm ndaj medias.

Gratë e dënuara që më parë merrnin mjekim në spitalin e burgut tashmë janë zhvendosur prej aty duke u transferuar në qelitë ku qëndronin më parë. Kur kanë kaluar disa ditë nga konfirmimi pozitiv i të burgosurit të parë me Covid-19, ende nuk është gjetur pacienti zero në këtë institucion i vuajtjes së dënimit.

18 te burgusur me COVID- Pas fasonerive edhe burgu “313” në kryeqytet është kthyer në një vatër e infektimit me Covid-19. Në daljen e sotme Genta Qirjako nga ISHP njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar edhe 4 raste në Tiranë, që lidhen me vatrën në institucionin e vuajtjes së dënimit, duke e çuar numrin e të paraburgosurve të infektuar në 18.

“Personat që kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 brenda institucionit të vuajtjes së dënimit janë izoluar në mjedise të veçanta pa kontakte me pjesën tjetër. Gjëndja shëndetësore është e mirë pa shenja klinike. Nëse kanë nevojë për trajtim spitalor do të ketë hapësirë të dedikuar vetëm për këto pacientë në sptialin e burgut. Kur do të kenë nevojë për ndihmë më të specializuar trajtimi do të bëhet në spitalin covid” u shpreh Qirjako.

Nga ana tjetër, gjatë kësaj periudhe në gjykatën penale, por edhe gjykatën e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka pasur një lumë kërkesash nga të paraburgosurit që kanë pretenduar se janë me Covid-19 dhe duhet të lirohen me masa të tjera sigurie.