Kryebashkiaku i Osakës, qytetit të tretë më të madh në Japoni, tha se pazarin gjatë pandemisë duhet ta bëjnë burrat sepse gratë vonohen shumë dhe tejmbushin marketet. Propozimi i tij u prit me irritim nga gjinia femërore.

Gratë marrim më shumë kohë për të bërë blerjet ushqimore, sepse ato shfletojnë produkte të ndryshme dhe vlerësojnë se cili opsion është më i miri”, u shpreh Matusi në një konferencë për shtyp.

Burrat nuk vonohen për të blerë një produkt në supermarket. Kjo shmang kontaktin e ngushtë me të tjerët, tha ai.

Sipas tij, bërja e pazareve nga meshkujt do të zvogëlonte përhapjen e virusit. Japonia ka konfirmuar deri më tani 13 mijë raste me koronavirusi dhe 330 të vdekur.