Pensionistët rikthehen përsëri këtë fundjavë rrugëve te Shkodres dhe qyeteteve te tjera.

E shtuna e dytë kjo që qeveria rikthen në liridalje pensionistët të cilët shprehen se kanë vërtet nevojë të dalin, ndërkohë që ndihen të kënaqur me masat e marra.

“Shumë mirë që është lejuar. Për ne pleqtë është i rrezikshëm gripi dhe qevria ka marrë masa shumë të mira. Jemi optimiste se do bëhet mirë. Shyqyr që dolëm se po plasnim brenda”.- shprehen pensionistët për Fax News.

“Edi Rama jetë të ketë por qyteti pa kalamaj nuk ka lezet. Po masat janë shumë të mira. Bashkëshortja vjen vërdallë bën lëvizje.

Kam 40 ditë ngujuar, sot mu hapën sytë. Duhet respektuar rregullat që ka dhënë ministria, jo Edi Rama. Rroftë Edi Rama që bëri këto mrekullira, po mos të ishte ai në do kishim vdekur. Kemi qenë të gatshëm të zbatojmë urdhërat e Edi Ramës. u shprehën pensionistët.

Rama tha dje se sot është dita e pensionistëve në të gjithë Shqipërinë pasi vetëm ata do të lejohen të dalin deri në orën 11:00

https://www.facebook.com/watch/live/?v=274389887055149&ref=external