Siç e njoftoi disa ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama, të gjitha bizneset që do të hapen gradualisht do të funksionojnë në bazë të një ndarje. Tri janë protokollet e sigurisë mbi të cilat do të bazohet hapja e tyre, i kuq i verdhë dhe jeshil. Tashmë këto protokolle janë publikuar në E-albania dhe janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha bizneset që janë hapur ose do të hapen. Në protokollin Jeshil, përfshihen të gjitha ato biznese që kanë në përbërje të tyre jo më shumë se 25 punonjës.

Protokolli jeshil ia kalon të gjithë përgjegjësinë për kushtet e higjienës dhe ruajtjen e shëndetit të stafit, administratorit të biznesit. Maskat e bëra vetë duhet të lahen çdo ditë në 90 gradë Celsius, ndërsa administratori duhet të njoftojë autoritetet për çdo rast kur një person shfaqet me temperaturë, lodhje, vështirësi në frymëmarrje apo kollë. Distanca e sigurisë nuk duhet të jetë më pak se 2 metra, ndërsa është e detyrueshme ndalimi i çdo kontakti fizik me shitësit, klientit, dhe punonjësit. Gjithashtu, ajrosja për 3 herë gjatë ditës e ambientit të punës është një nga pikat e këtij prokotolli. Protokolli i verdhë përfshin të gjitha bizneset nga 25 deri në 50 punonjës, ku kategorizohen si me risk të moderuar. Të gjithë punonjësit e këtyre ambienteve të mbyllura duhet të matin çdo ditë temperaturën nga një person i sigurisë, ose një person tjetër i përcaktuar. Temperatura më e lartë se 37.5 gradë Celsius do të çojë automatikisht në njoftimin e 127. Këto biznese duhet të kenë një ambient të posaçëm për karantinë, dhe në rast se simptomat e vërejtura janë të rënda, atëherë administratori duhet të evakuojë jashtë biznesit të gjithë personelin.

Ndërkohë që protokolli i kuq, përfshin të gjithë ato biznese që kanë më shumë se 50 punonjës, dhe kanë një rrezikshmëri të lartë të përhapjes së COVID-19. Fasoneritë, Call-Centerat apo të tjera biznese me numër të lartë personash janë të përfshira në këtë protokoll, i cili detyron praninë e përhershme në ambiente të një bluze të bardhë (personel mjekësor). Bluza e bardhë, nuk lejohet të punojë në asnjë biznes tjetër dhe duhet të udhëzojë personelin dhe të mbikqyrë shëndetin e tyre. Kur njëri prej tyre ka simptoma, personeli mjekësor kontakton urgjencën kombëtare dhe ka në dorë futjen në karantinë të të gjithë ndërmarrjes.

PROTOKOLLI MASAVE HIGJENO SANITARE COVID-19 NIVELI JESHIL PËR BIZNESET

Subjekti fillimisht verifikon objektin e veprimtarisë së tij duke vetëpërcaktuar nivelin e riskut sipas kodeve të veprimtarisë. Në rast të aktiviteteve me natyrë të përzier ku një subjekt ushtron disa aktivitetet, vetëpërcaktimi do të kryhet sipas adresave sekondare dhe llojit të çdo aktiviteti.

Administratori/Personi Fizik Tregtar kryen çdo ditë vetëvlerësimin personal dhe të personave të punësuar nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127.

Çdo punonjës/tregtar është i detyruar të deklarojë nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Çdo punonjës/tregtar që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë subjektin pronar. Punonjësi duhet të telefonojë 127 dhe mjekun e familjes.

Subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar.
Personeli i punësuar/Administratori/Personi Fizik Tregtar dhe duhet të përdorë në çdo moment dorezat mbrojtëse. Dorezat ndërrohen çdo ditë.

Personeli i punësuar/Administratori/Personi Fizik Tregtar dhe duhet të mbajë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

Maska ndërrohet çdo 3 ditë.Maskat mund të jenë edhe prej cope dhe në këtë rast duhet të ndërrohen çdo ditë.

Maskat, higjenizuesi dhe dorezat sigurohen nga subjekti pronar.

Në hyrje subjekti duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve për klientët dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60%.

Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta furnizues, shpërndarës etj. përfshirë përshëndetjet.

Personat e tretë si furnizuesit, shpërndarësit të lejohen vetëm të pajisur me maska dhe doreza mbrojtëse dhe pas dezinfektimit të duarve.

Gjatë pushimit apo orarit të ngrënies të shmanget grumbullimi i personave si në ambientet e subjektit ashtu edhe në ambiente publike.

Punonjësit/tregtarët gjatë punës nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së kolegëve pa kryer dezinfektimin.

Klienti dezinfekton duart në hyrje dhe dalje nga subjekti. Klienti mban dorezat dhe maskën mbrojtëse çdo moment. Duhet të garantohet dhe respektohet në çdo moment distanca prej 2 metra midis klientit
dhe personelit të punësuar.

Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur bryllin apo letër hundësh. Letra hidhet menjëherë në kosh.

Punonjësi/tregtari kur kthehet në banesën e tij heq maskën dhe dorezat dhe lan duart e fytyrën për 20 sekonda me ujë dhe sapun. Dorezat dhe maska sipas rastit hidhen në kosh të mbyllur.

Punonjësit duhet të nxjerrin rrobat dhe uniformat e tyre në diell dhe ajrim pasi kthehen në banesë. Rrobat dhe uniformat duhet të lahen çdo 2-3 ditë.

Pas veprimeve me cash karta krediti punonjësi dezinfekton duart me higjenizues.Subjekti shërben vetëm një klienti në ambient, ndërkohë që të tjerët presin jashtë në rradhë me distancë 2 metra nga njëri-tjetri. Në ambientet më hapësirë mbi 30 metra katrorë mund të lejohet proporcionalisht një klient tepër për çdo 10 metra katrorë shtesë ambienti duke orientuar klientët në ruajtjen e distancës.

Përdorimi i kondicionerit për ngrohje-ftohje të kryhet vetëm për 20 minuta në çdo 1 orë.

Subjekti duhet të vendosë shenjat përkatëse në formë rrethi të pritjes në rradhë jashtë ambienteve të tij.

Subjekti duhet të afishojë në një vend të dukshëm në fasadë mundësinë e blerjeve online, mundësinë e rezervimit të takimit online apo me telefon. Rekomandohet sa më shumë shërbimi delivery në adresë.

Subjekti duhet të vendosë xham mbrojtës (ose plexiglass) klient shitës dhe shirit distance në banakun e arkës.

Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik shitës klient.Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes, sidomos të tavolinave, banaqeve, telefonave dhe çdo hapësire ku ka patur kontakt prekje.

Subjekti duhet të sigurojë ajrim sipas mundësisë minimalisht 3 herë në ditë. Ky detyrim për subjektet si parfumeri apo gjatë të cilave prodhohen gazra duhet të kryhet 6 herë në ditë.

Subjekti duhet të afishojë listën e simptomave të COVID19 sipas checklistës së miratuar. Subjekti duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID19 sipas formatit të miratuar.

Subjekti të afishojë të plotë protokollin jeshil sipas tekstit të miratuar.

Subjekti duhet të afishojë detyrimin për vetëvlerësim të simptomave nga klientët dhe personeli i punësuar/adminstratori/personi fizik tregtar sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësisa administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil për denoncim.

Subjekti fillimisht verifikon objektin e veprimtarisë së tij duke vetëpërcaktuar nivelin e riskut sipas kodeve të veprimtarisë. Në rast të aktiviteteve me natyrë të përzier ku një subjekt ushtron disa aktivitetet, vetëpërcaktimi do të kryhet sipas adresave sekondare dhe llojit të çdo aktiviteti.

Këtij protokolli i nënshtrohen edhe aktivitetet që kanë 25 50 punonjës që punojnë në një ambient të përbashkët të mbyllur.

Administratori/Personi Fizik Tregtar kryen çdo ditë vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të karantinohet në një ambient të veçuar të objektit derisa të merren masat përkatëse nga shërbimet shëndetësore. Për çdo rast Administratori/Personi Fizik Tregtar lajmëron menjëherë strukturat përkatëse veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektoriatin e Shëndetit Publik.

Punonjësi i sigurisë (roje) ose një person i caktuar me urdhër mat temperaturën e punonjësve dhe të çdo personi tjetër klient në hyrje dhe dalje me termometër infrared dhe njofton menjëherë strukturat përkatëse për temperaturat me të larta se 37,5 gradë në rastet kur ka edhe simptoma të tjera të COVID-19.

Subjektet e mësipërme paracaktojnë ambientin e karantinës së veçuar përpara fillimit të veprimtarisë. Nëse simptomat e vërejtura janë të rënda, Administratori/Personi Fizik Tregtar aktivizon protokollin e karantinimit të punonjësit si dhe merr masa për evakuimin e gjithë personelit jashtë objektit. Personeli i evakuuar jashtë objektit të mos lejohet të lërë perimetrin pa ardhur strukturat shëndetësore për të kryer vlerësimin.

Pavarësisht sa më sipër, personat e punësuar kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal nëse kanë simptoma të COVID19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave personi duhet të njoftojë menjëherë 127 dhe Administratorin/Personin Fizik Tregtar. Nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe sipas rastit duhet të karantinohet në ambientin e paracaktuar.

Çdo punonjës është i detyruar të deklarojë ndaj Administratorit/Personit Fizik Tregtar nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Çdo punonjës që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë Administratorin/Personin Fizik Tregtar. Punonjësi duhet të telefonojë 127 dhe mjekun e familjes.

Subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore.

Vajtja dhe ardhja në punë në këmbë kryhet duke ruajtur distancën 2 metra dhe jo duke krijuar grupime. Në rast të vajtje ardhjes në punë me shërbim transporti me autobuzë, punonjësit ulen në anësoret e dritareve të autobuzit dhe duke lënë një hapësirë rreshti bosh pas tyre. Në autobus apo automjet duhet mbajtur detyrimisht maska dhe dorezat dhe të shamnget prekja e sipërfaqeve. Autobusi dezinfektohet dhe ajroset çdo ditë. Për lëvizjen me automjet të zbatohen masat e publikuara nga Policia e Shtetit.

Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment doreza mbrojtëse, maska dhe higjenizues duarsh me mbi 60% alkol.

Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve si dhe kosha plehrash të mbyllur të cilët duhen pastruar çdo ditë.

Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse. Dorezat ndërrohen çdo ditë.

Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën. Maska ndërrohet çdo 3 ditë. Maskat mund të jenë edhe prej cope dhe në këtë rast duhet të ndërrohen çdo ditë.

Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur bryllin apo letër hundësh. Letra hidhet menjëherë në kosh.

Punonjësi kur kthehet në banesën e tij heq maskën dhe dorezat dhe lan duart e fytyrën për 20 sekonda me ujë dhe sapun. Dorezat dhe maska sipas rastit hidhen në kosh të mbyllur.

Punonjësit e subjektit duhet të nxjerrin rrobat dhe uniformat e tyre në diell dhe ajrim pasi kthehen në banesë. Rrobat dhe uniformat duhet të lahen çdo 2-3 ditë.

Në hyrje-dalje të objektit vendoset tuneli spray me dezinfektant sipas përqindjes së përbërjes dhe udhëzimeve përkatëse nga prodhuesi/shitësi apo Minsitria e Shëndetësisë.

Çdo punonjës apo individ që hyn e del detyrimisht dezinfektohet në këtë tunel për çdo hyrje-dalje.

Në hyrje dhe dalje subjekti duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve për personelin dhe këdo që hyn e del në ambientet e brendshme dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre.

Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkol.

Subjekti duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 2 metra midis personelit të punësuar dhe këtyre të fundit e klientëve. Subjekti riorganizon punën e tij me turne sipas një plani individual në mënyrë që të respektojë detyrimin e mësipërm.

Subjekti shërben aq klientë sa sportele arke apo shërbim klienti ka, ndërkohë që të tjerët presin jashtë në rradhë. Rekomandohet shmangia e parasë cash dhe ofrimi shërbimeve me pagesë me kartë krediti.

Punonjëset e arkës dezinfektojnë duart pas çdo veprimi me cash. Dorezat e punonjësve të arkës ndërrohen 3 herë gjatë turnit.

Subjekti vendos xham mbrojtës (plexiglass) midis punonjësit dhe klientit.

Përdorimi i kondicionerit për ngrohje-ftohje të kryhet vetëm për 20 minuta në çdo 1 orë. Në çdo rast të sigurohet ventilim (ajrimi) natyral të paktën 5 herë në ditë. Subjektet të marrin masat përkatëse për ndërhyrje në sistemet e ventilimit ku të kalohet në modalitetin e ajrit natyral apo përmes shtimit të dritareve.

Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta përfshirë përshëndetjet.

Gjatë pushimit apo orarit të ngrënies të shmanget grumbullimi i personave në ambiente si guzhina, dhoma ngrënie apo ambiente të jashtme qoftë të subjetit apo publike.

Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes dhe të paktën 3 herë në ditë. Sipërfaqet e papastra lahen fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen me produktet e tjera. Secili punonjës kryen dezinfektimin me produktet e higjenës të tavolinave, banaqeve, telefonave, kompjuterave, kufjeve dhe çdo hapësire apo objekti ku ka patur kontakt prekje në fillim dhe përfundim të turnit. Produktet përdoren në përputhje me udhëzimet përkatëse nga prodhuesi/shitësi apo Minsitria e Shëndetësisë.

Punonjësit gjatë punës nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së kolegëve pa
kryer dezinfektimin.

Subjekti duhet të afishojë listën e simptomave të COVID19 sipas checklistës së miratuar.Subjekti duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID19 sipas formatit të miratuar.

Subjekti duhet të afishojë deklaratën për zbatimin e protokollit të verdhë, sipas formatit të miratuar ku përfshihet detyrimi për vetëvlerësim të simptomave nga personeli i punësuar/adminstratori/çdo person tjetër palë e tretë që hyn e del në ambientet e brendshme sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësisa administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil për denoncim.

Subjekti të afishojë të plotë protokollin e verdhë sipas tekstit të miratuar.

Materialet e mësipërme afishohen në hyrje të subjektit si dhe në vende të dukshme në brendësi të subjektit.

Subjekti fillimisht verifikon objektin e veprimtarisë së tij duke vetëpërcaktuar nivelin e riskut sipas kodeve të veprimtarisë. Në rast të aktiviteteve me natyrë të përzier ku një subjekt ushtron disa aktivitetet, vetëpërcaktimi do të kryhet sipas adresave sekondare dhe llojit të çdo aktiviteti.

Këtij protokolli i nënshtrohen edhe aktivitetet që kanë mbi 50 punonjës që punojnë në një ambient të përbashkët të mbyllur.

Subjekti detyrimisht ka të punësuar me kohë të plotë mjekun e ndërmarrjes. Nuk lejohet që mjeku i ndërmarrjes të ofrojë shërbimin e tij në më tepër se një subjekt. Administratori i subjektit ka detyrimin e njoftimit pranë Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor dhe Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore të gjeneraliteteve dhe numrit të liçensës së mjekut të ndërmarrjes. Mjeku i ndërmarrjes dhe/ose administrator janë përgjegjës për implementimin e masave sipas këtij protokolli sipas detyrimeve të secilit prejt tyre.

Mjeku i ndërmarrjes kryen çdo ditë vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar dhe të kujtdo që hyn e del në ambientet e punës, përfshirë administratorin, transportuesit, shpërndarësit, palë të treta që janë pjesë e zinxhirit furnizim, shpërndarje, shitje etj. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127.

Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të karantinohet në një ambient të veçuar të ndërmarrjes derisa të merren masat përkatëse nga shërbimet shëndetësore.

Për çdo rast mjeku i ndërmarrjes dhe administratori lajmërojnë menjëherë strukturat përkatëse veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektoriatin e Shëndetit Publik.

Mjeku i ndërmarrjes mat temperaturën e puonjësve/ administratorit apo çdo personi tjetër në hyrje dhe dalje me termometër infrared dhe mban librin përkatës me shënimet çdo ditë për temperaturat me të larta se 37,5 gradë apo të shfaqjes së simptomave të tjera. Mjeku administron të dhënat mjekësore në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale sensitive dhe ka detyrimin e ruajtjes së konfidencialitetit.

Ndërmarrjet paracaktojnë ambientin e karantinës së veçuar përpara fillimit të veprimtarisë.

Nëse simptomat e vërejtura janë të rënda, mjeku i ndërmarrjes aktivizon protokollin e karantinimit të punonjësit si dhe merr masa për evakuimin e gjithë personelit jashtë ndërmarrjes. Personeli i evakuuar jashtë ndërmarrjes të mos lejohet të lërë perimetrin pa ardhur strukturat shëndetësore për të kryer vlerësimin.

Pavarësisht sa më sipër, personat e punësuar kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave personi duhet të njoftojë menjëherë 127 dhe mjekun e ndërmarrjes. Nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe sipas rastit duhet të karantinohet në ambientin e paracaktuar.

Çdo punonjës është i detyruar të deklarojë ndaj administratorit dhe mjekut të ndërmarrjes nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID19

Çdo punonjës që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë administratorin dhe mjekun e ndërmarrjes. Punonjësi duhet të telefonojë 127 dhe mjekun e familjes. Subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore.

Vajtja dhe ardhja në punë në këmbë kryhet duke ruajtur distancën 2 metra dhe jo duke krijuar grupime. Në rast të vajtje ardhjes në punë me shërbim transporti me autobuzë, punonjësit ulen në anësoret e dritareve të autobuzit dhe duke lënë një hapësirë rreshti bosh pas tyre. Në autobus apo automjet duhet mbajtur detyrimisht maska dhe dorezat dhe të shamnget prekja e sipërfaqeve. Autobusi dezinfektohet dhe ajroset çdo ditë. Për lëvizjen me automjet të zbatohen masat e publikuara nga Policia e Shtetit.

Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment doreza mbrojtëse, maska dhe higjenizues duarsh me mbi 60% alkol.Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve si dhe kosha plehrash të mbyllur të cilët duhen pastruar çdo ditë.

Personeli i punësuar/Administratori/personat e tjerë duhet të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse. Dorezat ndërrohen çdo ditë.

Personeli i punësuar/Administratori/ personat e tjerë duhet të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën. Maska ndërrohet çdo 3 ditë. Maskat mund të jenë edhe prej cope dhe në këtë rast duhet të ndërrohen çdo ditë.

Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur bryllin apo letër hundësh.

Punonjësi kur kthehet në banesën e tij heq maskën dhe dorezat dhe lan duart e fytyrën për 20 sekonda me ujë dhe sapun. Dorezat dhe maska sipas rastit hidhen në kosh të mbyllur.

Punonjësit apo personat e tjerë që hynë e dalin duhet të nxjerrin uniformat dhe rrobat e tyre në diell dhe ajrim pasi kthehen në banesë. Uniformat duhet të lahen çdo 2 3 ditë.

Në hyrje-dalje të objektit vendoset tuneli spray me dezinfektant sipas përqindjes së përbërjes dhe udhëzimeve përkatëse nga prodhuesi/shitësi apo Minsitria e Shëndetësisë.

Çdo punonjës apo individ që hyn e del detyrimisht dezinfektohet në këtë tunel për çdo hyrje dalje.

Në hyrje dhe dalje subjekti duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve për personelin dhe këdo që hyn e del në ndërmarrje dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkol.

Subjekti duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 2 metra midis personelit të punësuar. Subjekti riorganizon punën e tij me turne sipas një plani individual në mënyrë që të respektojë detyrimin e mësipërm.

Përdorimi i kondicionerit për ngrohje-ftohje të kryhet vetëm për 20 minuta në çdo 1 orë.

Në çdo rast të sigurohet ventilim (ajrimi) natyral të paktën 5 herë në ditë. Subjektet të marrin masat përkatëse për ndërhyrje në sistemet e ventilimit ku të kalohet në modalitetin e ajrit natyral apo përmes shtimit të dritareve.

Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta si transportues, shpërndarës etj përfshirë përshëndetjet.

Gjatë pushimit apo orarit të ngrënies të shmanget grumbullimi i personave në ambiente si guzhina, dhoma ngrënie apo ambiente të jashtme qoftë të subjetit apo publike.

Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes dhe të paktën 5 herë në ditë. Sipërfaqet e papastra lahen fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen me produktet e tjera. Secili punonjës kryen dezinfektimin me produktet e higjenës të tavolinave, banaqeve, telefonave dhe çdo hapësire ku ka patur kontakt prekje në fillim dhe përfundim të turnit. Produktet përdoren në përputhje me udhëzimet përkatëse nga prodhuesi/shitësi apo Minsitria e Shëndetësisë.

Punonjësit gjatë punës nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së kolegëve.

Subjekti duhet të afishojë listën e simptomave të COVID-19 sipas checklistës së miratuar.Subjekti duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19 sipas formatit të miratuar.

Subjekti duhet të afishojë deklaratën për zbatimin e protokollit të kuq sipas formatit të miratuar ku përfshihet detyrimi për vetëvlerësim të simptomave nga personeli i punësuar/ adminstratori/çdo person tjetër palë e tretë që hyn e del në ndërmarrje sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësisa administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil për denoncim.

Subjekti të afishojë të plotë protokollin e kuq sipas tekstit të miratuar.

Materialet e mësipërme afishohen në hyrje të subjektit si dhe në vende të dukshme në brendësi të ndërmarrjes.