Me planin e hapjes graduale të lëvizjeve qeveria ndërmerr masa për të hapur dhe spitalin e tretë COVID19
Ai do të jetë spitali i ish kirurgjive në QSUT. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu do të jetë atje për një inspektim.
Nga e hëna e javës tjetër në dy qarqe dhe në 7 bashki lëvizja do të jetë më e liberalizuar pavarësisht masave kufizuese.
Ndërkohë sot u raportuan 34 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë, duke e çuar numrin total të të prekurve në 712. Harta e të prekurve nga COVID19 shtrihet dhe në Mat dhe zgjerohet në Krujë, Tiranë, Kukës, Kurbin, Berat, Fier, dhe Lushnje.