Kryeministri Edi Rama do të ketë një bashkëbisedim me qytetarët në orën 14:45. Lajmin e ka dhënë vetë kreu i qeverisë, teksa iu kërkon ndjekësve të tij dhe qytetarëve ti shkruajnë në facebook për pyetjet e tyre, të cilave do t’u përgjigjet më pas.

Ndër të tjera pritet që kryeministri të saktësojë edhe çështjen e orarit apo lehtësimet gjatë fundjavës ashtu siç ka ndodhur më parë.

PAS PAK, NË 14.45 BASHKËBISEDIM DREJTËPËRDREJTË ME JU
Pyesni më poshtë dhe do tju përgjigjem” shkruan Rama.