Nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë. Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme uroi të gjithë besimtarët për vendimin e dhimbshëm për të mos u shkëputur nga zinxhiri i rezistencës, referuar vendimit për mos hapjen e xhamive në kuadër të zbatimit të masave kundër përhapjes së koronavirusit. Pas Pashkëve të Katolikëve dhe Ortodoksëve, tani është Ramazani. Kryeministri Edi Rama i cilësoi si tre trokitje njëra pas tjetrës në muret e një izolimi të paimagjinueshëm, ndërsa falenderoi klerin shqiptar për qëndrimin.

“Një urim për besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit dhe një falenderim i megjithë zemër klerit shqiptar e për të gjithë besimtarëve të vendit tonë pa dallim. Për atë që ndjek praktikën Islame nuk është vështira ta çmojë. Paqe me veten, pajtim me tjetrin pavarësisht kundërshtive. Tamam si bota që po rrotullohet mbrapsht, edhe vështrimi i njeriut kthehet mbrapsht, brenda vetes. Ne shqiptarët si rrallë kush jemi vizituar tre herë nga besimet, dy herë Pashkët dhe tani Ramazani. Nuk kam guximin ta them se po jetojmë në kohë të bekuar. Por kam guximin t’u them se e keqja e madhe ka ardhur me të mirat e saj, më e mira është për të reflektuar mbi sa shumë kohë dhe mund na merr kotësia dhe sa pak merremi me brendinë e vetvetes. Ndërsa katolikët dhe ortodoksët vijojnë në hapat e të ringjallurit. Muaji i Ramazanit nis ripërtëritjen, tre trokitje njëra pas tjetrës që dëgjon në muret e një izolimi të paimagjinueshëm.

Ky është momenti për ta falenderuar klerin shqiptar të gjithë besimtarët, për vetëdijen e lartë dhe vendimin e dhimbshëm për të mos u shkëputur nga zinxhiri i rezistencës duke lartësuar Zotin me mbartjen kyçur të tempujve. Kleri nuk i hapi asnjë shteg armikut të padukshëm. Falë kësaj mençurisë tempujt do të rihapen nesër pa asnjë njollë gabimi njerëzor. Sepse ditët e mira pastaj do të vijnë dhe kjo që bëri kleri shqiptar do u mësojë edhe atyre që nuk besojnë se nga shtëpitë e Zotit në Shqipëri vjen e mira edhe për ata. Sot ju jeni shembull rrezatues për të gjithë shoqërinë dhe cdo individ duke ta marrë shembullin tuaj. Shëndeti është mbi të gjitha. Të gjithë bashkë si njerëz të arsyeshëm ne do ia dalim dhe Shqipëria. Ne do të rrimë deri në fund në llogore. Dyert e mbyllura të të gjithë tempujve. Kleri shqiptarë po u thonë të gjithë se mjekësinë duhet ta dëgjojmë. Islami është një besë mirë, e di sa vlen një jetë dhe çfarë është e rëndësishme” tha Rama.

Në nisje të muajit të Ramazanit, kreu i qeverisë kishte një mesazh edhe për opozitën dhe drejtuesin e saj Lulzim Basha. “Në këtë kohë të vështirë kur ekonomia po goditet agjërimi sado i vogël do të lehtësonte edhe gjuhëçartjen e atyre që ankohen se po vdesin për bukë apo se populli po vdes për bukë, në Facebook, sepse do të hollonte edhe helmin në trup, lehtësonte mendimin dhe frenonte gjuhën nga këto shprehje të pakuptimta as mbështetje në realitetin historik të shqiptarit, nuk ka vdekur dhe nuk vdes kurrë për bukë, por arsyeja pse e solla bukën ën fund të fjalës lidhet me lehtësinë që sjell agjërimi në pastrimin trupor dhe lehtësimin e të menduarit që sjell paqja e profetit” tha Rama.