TokTok” është rrjeti social më treni gjatë kësaj periudhe ku njerëzit janë në karantinë për shkak të Covid-19. Madje edhe personazhet e famshëm nuk kanë hezituar që të hapin nga një profil aty, e të publikojnë video nga më të ndryshmet.

Mes tyre është edhe blogerja e njohur, Armina Mevlani, e cila së fundmi ka ardhur me një video këshilluese për vajzat që duan të bëjnë për vete një djalë.

Në videon e postuar në TikTok, Armina shkruan katër këshilla, për t’ mos u bërë e bezdisur ndaj partnerit.

Si ta bësh një djalë të të adhuroje. Ji konfidente me veten dhe duaje atë, ose askush nuk do të dojë.

Ji vetvetja dhe bëje atë të qeshë! Djemt i adhurojnë vajzat që janë të lumtura. Tregoji ati që e do, por gjithashtu tregoji atij që mund të jetosh edhe pa të.

Mos u fikso duke e marrë atë shpesh në telefon! Leri hapsirë dhe ji misterioze, janë këto këshillat e Arminës në videon e postuar. Me siguri bloggerja i ka respektuar me përpikmëri këto këshilla dhe ka pasur sukses në lidhjen e saj të gjatë, me Shkëlzen Berishën.