Me 91 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim, parlamenti miraton shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor.
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj tha se në paketën financiare për përballimin e situatës së COVID-19 janë futur edhe 22 mijë familje që kishin dalë nga mbështetja e asistencës për shkak të pikëzimit.
Ahmetaj e bëri të ditur këtë fakt gjatë fjalës në parlament ku argumentoi kërkesën e mazhorancës për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor. Ministri po ashtu bëri të ditur se janë aprovuar sot nga bankat 72 aplikimeve të bizneseve të mëdha për mbështetje për pagat e punonjësve, në sajë të garancisë sovrane, nga 100 milionë dollarë që është instrumenti i garancisë.