Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari i kërkon qeverisë që të japë shpjegime se përse po e zgjat gjendjen e fatkeqësisë natyrore edhe me dy muaj. Ajo që shqetëson deputeten, është se bizneset po hasin vështirësi nga situata.
A është kjo situatë e njëjtë si në ‘97? Unë them se jo. Pse thoni se një website si e-albania paska kompetencën e duhur. Unë se di kush janë pas e-albania që japin leje për njerëzit që dalin jashtë.
Kërkoni ta shtyni gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Nuk keni dhënë asnjë lloj shpjegimi dhe kjo është situatë tepër e ndërlikuar për shqiptarët të cilët janë të frikësuar.
Unë dua shpjegim sepse shoh që gjendja po përkeqësohet, bizneset po vuajnë dhe shqiptarëve akoma më shumë po i thellohet plaga e varfërisë. Ju do ta paguani shumë shtrenjtë për këtë që po i bëni shqiptarëve sot” tha Hajdari.